Kim Kardashian ka reguar pas ngjarjeve të fundit në Lindjen e Mesme, ku po zhvillohen sulme të vazhdueshme mes Hamasit dhe Izraelit.
Modelja u shpreh se është zemëthyer derisa shtoi se mbështet hebrenjët.
“Një mesazh për miqtë dhe familjen time hebreje. Unë të dua. Unë të mbështes ty. Kam dëgjuar se sa e frikësuar ndihesh gjatë kësaj kohe dhe dua që ta dish se nuk je vetëm në këtë”, shkroi ajo përmes Instagramit të mërkurën.
“Zemra ime është thyer duke parë videot e këtyre foshnjave dhe familjes duke u terrorizuar dhe vrarë para gjithë botës!”, vazhdoi ajo.