Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Gripi sezonal, ISHP: Numri i të sëmurëve në rritje
    MAQEDONI

    Gripi sezonal, ISHP: Numri i të sëmurëve në rritje

    11/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Numri i të sëmurëve nga gripi sezonal tek mjekët amë edhe në spitale është në rritje. Nga instituti i shendetit publik njoftojnë se në vend janë janë identifikuar 2 raste me varientin e ri të Kovid të tipit “Eris”.

    Por, mjeku Dugagjin Osmani thekson se potenciali i virusit për të shkaktuar pandemi është i dobësuar, por në raste më të rralla si virus do të jetë edhe një kohë prezent.

    “Numri i të sëmurëve ka filluar të rritet tek mjekët amë por edhe nëpër spitale. Një pandemi që e kaploi një kohë e gjithë botën, tani potenciali i tij për të shkaktuar pandemi do të dobësohet, por potencialin për të ngelur epidemi në forma më të vogla të mbetet një virus do të qarkulloj botën pak më shpesh, do të ngelet edhe ca vjet pas pandemis. Kemi detektuar 2 nga numri i përgjithshëm i pacientëve që kanë qenë të infektuar, tek dy persona kemi gjetur që janë të infektuar me variantin e ri, nën tipin e njohur ‘Eris’” – tha Dugagjin Osmani, përgjegjës i Departamentit Mikrobiologjik në ISHP.

    Nga institutit i shëndetit publik thonë se masat parandaluese propozohen duke u bazuar nga numri i personave të infektuar.

    “Tani për tani nga rekomandimet e shumta që ishin gjatë kohës së pandemisë, ne sa do ku do i kemi si parametër numrin e rasteve pozitive në krahasim me numrin e hospitalizimit, se sa prej atyre tregojnë simptoma të rënda. Duke u nisur nga numri i tillë ne do t’i propozojmë masat” – u shpreh Dugagjin Osmani, përgjegjës i Departamentit Mikrobiologjik në ISHP.

    Edhe ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se “Covid-19” do të jetë për shumë gjatë mes nesh, mbase dhe përjetësisht ndaj OBSH ka hartuar planin e tranzicionit me një shtrirje 5 vjeçare për të forcuar gatishmërinë, reagimin dhe qëndrueshmërinë ndaj emergjencave shëndetësore në Rajonin Evropian, 2024–2029 – ajo që OBSH po e quan Përgatitja.

    Pjesë e këtij plani është shtimi i kapaciteteve laboratorike dhe përdorimin e mjeteve dixhitale për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e “Covid-19”.

    OBSH sugjeron që për ta bërë këtë, shtetet anëtare duhet të investojnë në mënyrë strategjike dhe të qëndrueshme në gatishmërinë ndaj pandemisë, duke ruajtur vigjilencën nëpërmjet gatishmërisë së dyfishtë.

    Previous ArticleIzraeli krijon një qeveri dhe kabinet emergjent për të menaxhuar luftën me Hamasin
    Next Article Kovaçevski: Agjenda anti-evropiane është antimaqedonase

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.