Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SHOWBIZ»Yjet shqiptar që folën hapur për shëndetin e tyre mendor
    SHOWBIZ

    Yjet shqiptar që folën hapur për shëndetin e tyre mendor

    10/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Shëndeti mendorë është i rëndësishëm për të gjithë, dhe nuk duhet të mbahet sekret, por të shfaqet sepse vetëm atëherë tejkalohet më lehtë.

    Depresioni, ankthi dhe stresi janë simptoma që përjetohen, duke dhënë reaksione të ndryshme.

    Depresioni shfaqet te të gjithë njerëzit pa dallim moshe, gjinie dhe profesioni. Prekë të gjitha shtresat e shoqërisë, duke iu lënë pasoja për një kohë të gjatë.

    “Ankthi” është përgjigja kryesore e trupit ndaj rrezikut. Kur jemi të shqetësuar, trupi përmbytet me hormone për të përgatitur organet e ndryshme në mënyrë për të shmangur ose përballuar rrezikun

    Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj një situate anormale. Kjo i mundëson
    trupit tonë të përshtatet me bashkësinë e ngjarjeve pozitive dhe negative që
    përjetojmë, si lindja,martesa, humbja e punësimit, pa mundësi për të arritur qëllimet, etj.

    Pra, shëndeti mendor nuk është që dallon njerëzit e thjesht dhe ata të famshëm, por disa prej tyre nuk kanë dëshirë ta shprehin dhe më e keqja kanë frikë edhe ta trajtojnë dhe mjekojnë nga frika se mos po cilësohen me probleme psikike.

    Por, keni edhe nga ata që e bëjnë publike.
    Disa nga ta janë: Dafina Zeqiri, Semi Jaupaj, Alban Ramosja, Filloreta Raçi, etj..

    Dafina Zeqiri

    Dafina Zeqiri, në vitin 2021 publikoi një postim në Tëiter duke shkruar ndër tjera : “Nuk është turp me shku te psikologu. Nuk është turp me fol për ankth dhe depresion”

    Alban Ramosaj

    Viti 2018, ka qenë i vështirë edhe për këngëtarin dhe test shkruesin Alban Ramosaj.
    Ai në një intervistë të dhënë pyetjes “A ke ankth”, iu përgjigj: “Po kam herë pas here. Është e rëndësishme për ta kuptuar se nuk është asgjë më tepër se një reaksion që ndodh në trurin tuaj dhe asgjë s’do t’ju ndodhë”.

    Semi Jaupaj 

    Semi Jaupaj për ankthin u shpreh sa ishte pjesë e Big Brother Vip Albania 1.
    Rrëfimi i Semit për këtë periudhë të vështirë ishte i mbushur me plotë emocione.
    ‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë. Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’,- tha Semi e përlotur.

    Filloreta Raçi

    Fifi sa përket periudhës së ankthit shprehet se kjo situatë i ka lënë pasoja për shumë kohë.
    Këngëtarja ndër të tjera shkruan: “ nuk përballoj emocione të forta as negative, as pozitive, e prapë jam e lumtur se mund të dashuroj pa kontroll.
    Fifi tani duket se e ka tejkaluar këtë periudhë dhe po shijon kohën me të voglin e saj Theo Mal.

    Previous ArticleProkuroritë e Kosovës dhe Shqipërisë nisin bashkëpunim historik kundër krimit
    Next Article Dea Mishelit i dalin të ‘brendshmet’ aksidentalisht gjatë parakalimin në tapetin e kuq

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.