Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të qartë se nuk do t’ia dorëzojë Kosovës, Milan Radoiçiç, ish nënkryetarin e Listës Serbe, i cili akuzohet për planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 24 shtatorit në Zveçan, ku u vranë dy policë dhe u plagosën tetë të tjerë. Vuçiç ka thënë se Radoiçiç është një bashkëpunëtor i tij afërt, por jo mik, dhe se ai akuzohet në Serbi për një krim të madh dhe serioz.
Në një intervistë për Sky News, Vuçiç ka theksuar se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk mund ta ekstradoj Radoiçiçin në Prishtinë. Ai ka mohuar akuzat e autoriteteve të Kosovës se sulmi i Zveçanit ishte i organizuar nga Beogradi dhe se Serbia u ka dhënë armë grupit që quhet terrorist nga Prishtina. Ai ka thënë se vetë Radoiçiç ka dhënë detaje ku i ka gjetur armët dhe se ato janë blerë në vende të ndryshme.
Vuçiç gjithashtu ka folur për dislokimin e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën, duke thënë se nuk ishte një faktor destabilizues, por një masë parandaluese për sigurinë e vendit. Ai ka thënë se Serbia e ka qetësuar situatën sipas kërkesave të SHBA-së dhe BE-së. (politiko.makdomen.net)