Një specialist i sëmundjeve infektive dhe një profesor i mjekësisë në Universitetin Stanford në Kaliforni, Dean Winslow, në një intervistë me Everyday Health ndan me ne disa këshilla dhe taktika për të shmangur COVID-19 dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes gjatë sezonit të viruseve që po vjen. Ai bisedoi me Everyday Health për parashikimin e tij në lidhje me COVID, gripin dhe RSV, si dhe për rëndësinë e vaksinimit dhe testimit.
Sipas Dr. Winslow, ne duhet të presim shumë raste të COVID-19 në javët në vijim, edhe pse numrat zyrtarë kanë treguar një rënie të lehtë. Kjo është sepse shumica e njerëzve po përdorin teste të shpejta në shtëpi dhe nuk raportojnë rezultatet pozitive.
“Unë prirem të mendoj se ka pak më shumë persona që jan të infektuar me COVID sesa që pasqyrojnë numrat”, tha Dr.Winslow.
Megjithatë, ai shtoi se një pjesë e madhe e popullsisë ka fituar një farë imuniteti nga infeksioni i mëparshëm ose vaksinimi, kjo ka ndikuar në uljen e shtrimeve në spital.
“Një pjesë e mirë e njerzve që rezultojnë pozitiv janë të vaksinuar plotësisht ose kanë pasur një infeksion të mëhershëm”, tha ai.
Dr. Winslow paralajmëroi se gripi dhe RSV do të jenë një problem më i madh në fund të këtij viti, pasi ato janë shtuar zakonisht gjat dimrit dhe pranverës hershme. Ai rekomandoi që të gjithë të marrin vaksinën kundër gripit sa më shpejt të jetë e mundur.
Përveç vaksinimit, Dr. Winslow ndau edhe disa nga taktikat e tij personale për të mbrojtur veten nga viruset. Ai tha se ai vazhdon të mbaj maskën kur hyn në ambiente të brendshme ose me njerëz të panjohur, luan tenis ose ecën me biçikletën për aktivitet fizik, dhe konsumon ushqime të shëndetshme si perime, fruta dhe peshk. Ai gjithashtu theksoi rëndesin e testimit kur ka simptoma ose kontakt me dikënd që ka COVID-19.
“Testimi është njëra nga mjetet më të mira qe kemi per te parandaluar perhapjen e virusit”, tha Dr.Winslow.
Ky lajm është bazuar në një intervistë qe Everyday Health i bente Dr. Winslow, si dhe në burime të tjera zyrtare./politiko.makdomen.net