Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Zenku: Kalkulimet e gabuara të opozitës shqiptare me VMRO-në, elektorati shqiptar janë pro BE-së dhe SHBA-ve!
    MAQEDONI

    Zenku: Kalkulimet e gabuara të opozitës shqiptare me VMRO-në, elektorati shqiptar janë pro BE-së dhe SHBA-ve!

    05/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Në krizën politike që është gjetur Maqedonia e Veriut me bllokadën që e bën opozita maqedonase duke nxjerrë arsyet etnike të gjoja rrezikimit të interesave maqedonase, pjesa më interesante është bashkëpunimi ose më saktë, bashkërendimi, i tri partive shqiptare nga Fronti opozitar që po e ndjekin në hap çdo veprim të Mickosit. Veprimet e VMRO-së, cilado që të jetë arsyeja, e çon vendin në izolim dhe kjo nuk është hera e parë e kësaj partie. Por, sa bashkëpunimi i partive shqiptare me këtë parti u sjell mire shqiptarëve, duke e ditur përcaktimin e tyre të qartë për BE dhe krah forcave perëndimore në çdo gjë?

    Driton Zenku, gazetar, për politiko.makdomen.net ka thënë se partitë politike shqiptare nuk duhet të bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE-në dhe opozitën maqedonase në këtë pikë. Sipas Zenkut, kjo do të ishte një zgjedhje e gabuar dhe e rrezikshme, sepse VMRO-DPMNE-ja është një parti politike që ka qasje agresive dhe destruktive ndaj shqiptarëve dhe vlerave euroatlantike. Ai ka thënë se VMRO-DPMNE-ja është një parti proruse e proserbe, dhe se të bashkëpunosh me të do të thotë të etiketohesh njësoj si ajo. Zenku ka theksuar se elektorati shqiptar është pro SHBA-ve, NATO-s dhe eurointegrimeve, dhe kundër Rusisë dhe Serbisë. Prandaj, Zenkut ka konkluduar se bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në nuk do të sillte asnjë përfitim politik afatgjatë për partitë politike shqiptare.

    “Kur flasim për bashkëpunimin mes partive politike që përbëjnë Frontin Opozitar Shqiptar me opozitën maqedonase, VMRO-DPMNE në horizont shihen dy momente. E para, teza e njohur që edhe po s’i fituam zgjedhjet hyjmë në qeveri me VMRO-DPMNE, dhe e dyta, po që se nuk bashkëpunojnë me VMRO-DPMNE do të mbeten pa partner në bllokun politik maqedonas. Si në momentin e parë ashtu edhe në të dytin, përfitimi politik do të ishte i zbehur dhe periodik. Nuk mund të përfaqësosh shqiptarët në qeveri pa legjitimet, por as nuk mund të vendosësh partneritet me parti politike maqedonase me çdo çmim. Është i madh risku i rrezikut politik të identifikosh si bashkëpunues me VMRO-DPMNE, kur dihet që kjo parti politike karakterizohet me qasje agresive dhe destruktive ndaj shqiptarëve dhe vlerave euroatlantike. Të bashkëpunosh me një parti proruse e proserbe, e pashmangshme është etiketimi se jeni të njëjtë me ata. Dihet disponimi i elektoratit shqiptar sa u përket eurointegrimeve, SHBA-ve dhe NATO-s, dhe dihet disponimi i shqiptarëve në relacion me Rusinë dhe Serbinë. Prandaj, poentimi dhe përfitimi politik nga bashkëveprimi me VMRO-DPMNE nuk paraqet bazë solide që do të garantonte sukses afatgjatë në skenën politikë. Në politikbërje, të dështuara kanë rezultuar kalkulimet afatshkurtra”, tha Zenku.

    Siç dihet, VMRO-DPMNE-ja e akuzon vazhdimisht kundër Qeverisë se po bën një tradhti kombëtare me ndryshimet kushtetuese, dhe se nuk do t’i votojë ato. Pjesë e këtij pakti kundër integrimit në BE- po bëhet edhe opozita shqiptare e sidomos Lëvizja Besa, duke u munduar të gjejë arsyet e veta kundër ndryshimeve kushtetuese.(Politiko.makdomen.net)

    Previous ArticleShaqiri: Librat tanimë janë në duart e nxënësve, suksese në mësime!
    Next Article Feran Torres i dhuron tri pikë të mëdha Barcelonës si mysafir i Portos

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.