Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»A e di opozita shqiptare ç’do të thotë të jesh “bisht ballone”?!” dhe në “filmin” e VMRO-së të jesh statist!
    MAQEDONI

    A e di opozita shqiptare ç’do të thotë të jesh “bisht ballone”?!” dhe në “filmin” e VMRO-së të jesh statist!

    04/10/2023
    Facebook Twitter Email

    – Kjo që ndodh me partitë opozitare shqiptare, solidarizimi i hapur apo i fshehtë e faktik me VMRO-në, është një nonsens. Ato në filmin e VMRO-së luajnë rolin e statistëve, të cilët mjaftojnë të jenë “në kuadër”, ndërsa ngjarjen e zhvillon tjetërkush!

    Shkruan: indeks.mk

    Lëvizja Besa dhe partitë tjera të Frontit Opozitar me gjasë kanë hyrë në një film dhe i luajnë rolet që u janë ndarë, ose që ato vetë i kanë zgjedhur, atë të statistëve. Filmi në të cilin kanë hyrë, me vetëdije a pa të, është ai nën “regjinë” e Mickoskit, i cili më është qartësuar për ta bllokuar Maqedoninë për t’u bërë pjesë e BE-së.

    Bllokimi i Maqedonisë për BE supozojmë se ky nuk është qëllimi politik i opozitës shqiptare, besojmë se e duan Evropën sa e duan gjithë shqiptarët, ndryshe nga disa parti maqedonase që jo që s’u bëhet vonë për Evropë, por s’e kanë gajle edhe nëse shkesin edhe ndonjë “destinacion” tjetër. Bie fjala, të çojnë ujë në mullirin e Moskës, duke u nisur nga do komplekse të nxitura antiperëndimore, që kanë një histori që lidhet me shqiptarët.

    Që të jemi të saktë, ky orientim, ndoshta më tepër emotiv, nga Lindja ka një dozë inati: meqë shqiptarët duan Perëndimin, duan Amerikën, duan BE-në, ne duam Rusinë…!
    Treni për Evropë, nuk është destinacion dhe dëshirë vetëm e partive në pushtet. Kur janë përcaktimet madhore, nuk duhet parë gjërat nga këndi i qëllimit të një garniture qeveritare, por interesin e përgjithshëm. Me hyrjen në NATO, Maqedonia ka bërë hap të madh duke hyrë nën ombrellën e sigurisë kolektive të Aliancës Veriatlantike. Për këtë u desh një flijesë, ndërrimi i emrit, gjë që po shohim se nuk ka rrezikuar asgjë identitare, siç trumpetonte VMRO-ja me megafonët e saj mediatikë. Po aq me interes madhor është edhe hyrja në BE për arsye të tjera, ekonomike, sociale, politike, kulturore, dhe “flijesa”(futja e bullgarëve në kushtetutë), nuk është ndonjë hata prej së cilës do të prishet bota!

    Në kuadër të përcaktimeve deklarative për BE, këtu nuk ka dallim midis pushtetit dhe opozitës, por dallimi pason kur për këtë qëllim duhet të merren vendime, të cilat, në raportin e forcave aktuale, nuk varet vetëm nga njëri krah i politikëbërjes, por edhe nga opozita. Opozita maqedonase e prirë nga VMRO-DPMNE-ja dhe e ndihmuar edhe nga partia e deklaruar antiperëndimore E Majta e Apasievit, ka gjetur një arsye sa për të thënë, “diktatin e Bullgarisë”, dhe këtë propagandë e shet mirë në “tregun” etnik maqedonas! Po çka kanë opozitarët shqiptarë që tashmë janë rreshtuar me këtë grupim politik për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese?

    Mirëpo, për të mos dale “lakuriq” në qëllimin e tyre për të ardhur në pushtet bashkë me VMRO-në, doemos duhet të gjejnë ndonjë arsye “të fortë” për të qenë kundër ndryshimeve kushtetuese që ia hapin vendit dyert e BE-së, për çka me ngulm po punon BDI-ja, për të mos qenë kundër pa arsye, ato krijojnë arsyen e tyre me një argument “të fortë”: janë kapur për “20-përqindëshin” e gjuhës shqipe.

    Asnjë shqiptar nuk është kundër kësaj, por a është një kafshatë tepër e madhe për partitë në pushtet që përnjëherë të bëjnë kaq ndryshime në kushtetutë? Nëse do të pyetemi ne, kishim thënë pse jo, dy gjëra përnjëherë, me një gurë dy zogj. Mirëpo, shoqëria e ndarë nëpër shumë vija dhe e ngarkuar me këso barrësh politike, e ka vështirë me “shok-terapitë” e tilla. Kjo shoqëri ndryshuar duke bërë ndryshime hap pas hapi, saqë nuk mund të krahasohet kjo Maqedoni me atë që ishte para dy-tri dekadash. Merreni vetëm ligjin për gjuhët, në sa faza ka kaluar, rregulloren e parlamentit, avancimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet. Të gjitha këto janë bërë edhe duke qenë kategoria “20 për qind”.

    Të mos keqkuptohemi, gjithkush do të ishte rreshtuar me heqjen e kësaj kategorie. Futja e saj në pakon e ndryshimeve kushtetuese, është një rrëmujë që lëviz shumë gurë. Edhe nëse kanë një shans të kalojnë ndryshimet kushtetuese, me futjen e 20 përqindëshit në këtë pako ndryshimesh, do të trazohen shpirtrat, do të aktivizohen “patriotët kujdestarë” për të çuar pluhur edhe me një “tradhti” tjetër “kombëtare” dhe do të sprapsen edhe ata që duan t’i votojnë ndryshimet me futjen e bullgarëve. Prandaj dhe përcaktimi i BDI-së për të mos e prekur këtë është një lloj solidarizimi me partitë maqedonase, për të mos i detyruar me shantazhe ato që ta kalojnë një rubikon të ri për veten.

    Të përkujtojmë një situatë të kaluar politike kur PDSH-ja ishte në koalicion me VMRO-në e Lubço Georgievkit.. Në vitin 2000, u bë një krizë politike, kur nga Qeveria doli Alternativa Demokratike e Vasil Tupurkovskit. Atëherë i bëhej presion PDSH-së, që të dalë nga qeveria, ose mbetjen në të, për ta shpëtuar qeverinë, ta kushtëzojë me ndonjë çështje të madhe. Por, Xhaferi, po e parafrazojmë mesazhin e tij, doli e tha se marrëdhëniet midis partive politike nuk duhet të ndërtohen në bazë të shantazheve dhe të zënies ngushtë, por në besimin e ndërsjellë dhe qëllimet afatgjate.

    Kështu dhe kushtëzimet e sotme të partive opozitare shqiptare, të realizojnë një qëllim të mirë duke i bërë shantazh qeverisë, nuk është një gjë shumë parimore, është një kushtëzim sa për të larë veten pse po rreshtohen me VMRO-në dhe subjekte tjera që kanë arsyet e tyre për ta bllokuar vendin për BE.

    Kjo që ndodh me partitë opozitare shqiptare, solidarizimi i hapur apo i fshehtë e faktik me VMRO-në, vërtet është një nonsens. Ato në filmin e VMRO-së luajnë rolin e statistëve, të cilët mjaftojnë të jenë “në kuadër”, ndërsa ngjarjen e zhvillon tjetërkush! Një shprehje në trevën e Dërvenit thotë me qenë “bisht ballone”, që me fjalë tjera, nënkupton të jesh në margjina të ndonjë ngjarje, të jesh aktor që s’të pyet askund, por vetëm i bën amin tjetërkujt.

    Nuk besojmë se ky është qëllimi i tyre, të ndjekin një parti e cila në të gjitha ngjarjet madhore për vendin, kanë qenë pengesë.

    Previous ArticleXhelal Neziri: Fronti Europian mund t’ia prishë matematikat zgjedhore Mickoskit!
    Next Article Prej sot shtetasit e Maqedonisë mund të aplikojnë për kartën e gjelbër të SHBA-ve!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.