Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Xhelal Neziri: Fronti Europian mund t’ia prishë matematikat zgjedhore Mickoskit!
    MAQEDONI

    Xhelal Neziri: Fronti Europian mund t’ia prishë matematikat zgjedhore Mickoskit!

    04/10/2023
    Facebook Twitter Email

    “Zgjedhjet e dyfishta” të vitit të ardhshëm, sipas analistit Xhelal Neziri, mund të shënojnë kthesë të madhe si në gjeopolitikën e rajonit, ashtu edhe në rrafshin global.

    Në një shkrim botuar sot në portalin KDPolitik.mk, ai përshkruan situatën gjeopolitike aktuale në Evropë, SHBA dhe Rusi, dhe efektet që mund të kenë zgjedhjet e radhës, me theks të veçantë në ato parlamentare e presidenciale që do të mbahen po këtë vit edhe në Maqedoni.

    Për zgjedhjet parlamentare anketat tregojnë një epërsi të VMRO-DPMNE-së opozitare, e drejtuar nga Hristijan Mickoski, kundrejt LSDM-së qeverisëse të kryeministrit Dimitar Kovaçevski shkruan ai në shkrimin “Zgjedhjet e dyfishta në vitin e brishtë”. Mirëpo,sipas tij, kjo epërsi vlerësohet se mund të zhbëhet nëse formohet “Fronti Evropian”, një ide e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, e cila parasheh një koalicion mbietnik të të gjitha forcave që janë për Integrim në BE pa asnjë hezitim.

    “Ky hezitim lidhet me kundërshtimin e fortë të VMRO-DPMNE-së që të votojë ndryshimet kushtetuese në përputhje me Propozimin Francez, një aneksi i Traktatit të Miqësisë së Mirë me Bullgarinë, i cili vitin e kaluar mënjanoi veton e Sofjes për hapjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Afati për miratimin e këtyre ndryshimeve, që parashohin përfshirjen e bullgarëve etnikë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, është nëntori i këtij viti. Në të kundërtën me automatizëm rikthehet vetoja e Sofjes. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë zgjedhjet e 2024-ës do të jenë edhe më dramatike”, ka shkruar autori.

    Në këtë periudhë, kur partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës parazgjedhore, shton ai, nevojitet që gjërat të shihen më me kujdes.

    “Nevojitet një tërheqje prapa që, në vend të drurit, të shihet i tërë mali. Në këtë epokë të globalizimit çdo ngjarje globale ka efekt lokal dhe anasjelltas. Partitë serioze politike patjetër të kenë para tyre pikturën e plotë të marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë ndërtimit të qëndrimeve apo politikave në Shkup e Tetovë. Përtej përplasjeve politike ditore, të cilat janë normale në çdo demokraci, nevojitet një qasje më proaktive të forcave politike, qofshin maqedonase apo shqiptare, të majta apo të djathta, të vogla apo të mëdha. Çdo krizë e vogël politike në këtë periudhë mund të prodhojë pasoja të mëdha të sigurisë, gjë të cilën asnjë subjekt politik nuk e dëshiron.”, përfundon Xh.Neziri shkrimin e tij.

    Shkrimi i plotë: https://kdp.mk/2023/10/04/zgjedhje-te-dyfishta-ne-vitin-e-brishte/?fbclid=IwAR1x0SMnXYX2OSllFBnv99atPXbvUuOCJJyuax-vlnkFEIT2wwqpP6CwFcI

    Previous ArticleI bie pishman? Fero fshin kërkimfaljen ndaj Arbenitës
    Next Article A e di opozita shqiptare ç’do të thotë të jesh “bisht ballone”?!” dhe në “filmin” e VMRO-së të jesh statist!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.