Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!
    MAQEDONI

    Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

    01/10/2023
    Facebook Twitter Email

    TRAJKOVSKI: NUK KA KOMPROMIS PËR TREGTARËT E PANDERSHËM

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski njoftoi sot, se kanë mbyllur edhe 10 markete të tjera në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë, përcjellë Klan M. Ai tha se, për 10 ditë janë kryer mbi 550 mbikëqyrje, janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa dhe janë shqiptuar dënime në vlerë prej mbi 6 milionë denarë, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë për çmimet e produkteve bazë, por edhe për zbatimin e praktikave tregtare të pandershme.

    “Në çmimet e zbritura të produkteve duhet të qëndrojë shënimi “çmim i garantuar”, ndërsa tek ata që janë liruar në mënyrë shtesë me vetiniciativë të marketeve, duhet të ketë shënim adekuat që e tregon atë qartë” – tha Goran Trajkovski, inspektorati shtetëror i tregut.

    Ai paralajmëroi tregtarët e paregjistruar të regjistrohen më së voni deri më 15 tetor, pasi më pas do të vijojnë kontrolle të përforcuara.

    “Dhjetë ditët e kaluar u bindëm se, çdokush që nuk e respekton masën e Qeverisë do të dënohet, ndërsa çdokush që do të zbatojë praktika tregtare të pandershme do të mbyllet dhe këtu nuk do të ketë kompromis për askënd. Ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, nuk do të ketë kompromis dhe do të dënohet çdokush që nuk do t’i respektojë masat dhe vendimet e Qeverisë, ndërsa ai që do të përsërisë shkeljen do të mbyllet për periudhë më të gjatë” – tha Goran Trajkovski.

    Qeveria së fundmi ka miratuar një vendim me të cilin, 25 kategori të produkteve bazë ushqimore, përfshirë edhe disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet janë liruar për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht. Këto prodhime duhet detyrimisht të shënohen me mbishkrimin “çmim i garantuar”. /KlanMacedonia/

    Previous ArticleReagon Erdogan pas sulmit terorrist në Turqi: Terroristët kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre
    Next Article NATO: 700 ushtarë tjerë në Kosovë!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.