Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»10 vjet…e burgim i përjetshëm për shkatërruesit e mjedisit
    MAQEDONI

    10 vjet…e burgim i përjetshëm për shkatërruesit e mjedisit

    30/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Nëse do të përgjigjen penalisht abuzuesit me mjedisin do të shihet pas marsit të vitit të ardhshëm kur hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore. Me mundësinë e dënimit maksimal me burgim të përjetshëm për rastet më të rënda të shkatërrimit të mjedisit, Maqedonia e Veriut iu bashkua grupit të disa vendeve që kanë përfshirë “ekocidin” në legjislacionin e tyre

    Evis HALILI

    Shkup, 29 shtator – Nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm mund të vuajnë të gjithë ata që kryejnë krime ndaj mjedisit. Me ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, që priten të hyjnë në fuqi që nga 7 marsi i vitit 2024 do të penalizohen në këtë formë të gjitha veprimet e kundërligjshme që dëmtojnë mjedisin. Deri më tani ishte e rrallë që dikush të përgjigjet penalisht për vepra kundër mjedisit, pavarësisht se ndotja është një dukuri e përditshme. Por dilemat janë nëse një ligj i tillë do të zbatohet apo do të jetë vetëm në letër? Nëse me ligjet e mëparshme ka qenë problem përcaktimi i shkallës së shkatërrimit të mjedisit, propozuesit e këtyre ndryshimeve argumentojnë se me plotësimit ligjore janë thjeshtëzuar procedurat për përcaktimin e vetë krimit. Në procesin e ndryshimit të ligjit u përfshinë Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Mjedisit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, autoritetet gjyqësore, profesorët dhe sektori civil. Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit janë skeptikë lidhur me disa nga dispozitat e miratuara, pasi mund të rezultojnë komplekse për zbatimin efikas të tyre në praktikë. Inspektorët shtetërorë kanë pasur vërejtje konstruktive për përmirësimin e tekstit të amendamenteve për t’i zbatuar në mënyrë më efikase në praktikë, por theksojnë se vërejtjet e tyre nuk janë pranuar për shkak të procedurës së modifikuar për miratimin e ndryshimeve në ligj nga Ministria e Drejtësisë. Nga Ministria e mjedisit janë optimistë.“Më në fund do të fillojmë të ndëshkojmë ata që ndotin rëndë mjedisin tonë. Dua të theksoj në këtë moment se kemi bashkëpunim serioz me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe se unë dhe drejtori i inspektoratit jemi vazhdimisht në komunikim. Për çdo krim që shfaqet, ose informojmë inspektoratin, ose na lajmërojnë ne”, ka deklaruar ministrja Kaja Shukova.

    “Ekocidi” përkufizohet si veprime të paligjshme ose të paqëllimshme të kryera me dijeninë se ekziston një gjasë thelbësore për dëmtim të rëndë, të përhapur ose afatgjatë në mjedis. Në mars të këtij viti, Parlamenti Evropian mbështeti përfshirjen e “Ecocide” në direktivën e rishikuar të BE-së për krimet mjedisore. Nëse kjo direktivë kalon përmes procesit të plotë legjislativ të BE-së, atëherë të gjitha shteteve anëtare do t’u kërkohet të përfshijnë ekocidin në ligjet e tyre kombëtare. Franca është ndër vendet e para në Bashkimin Evropian (BE) që ka vendosur ekocidin në legjislacionin e saj. Tani ligji i vendit është duke u testuar me një çështje të ngritur për dëme të mëdha të shkaktuara nga kimikatet kancerogjene. Me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm për rastet më të rënda të shkatërrimit të mjedisit, Maqedonia e Veriut iu bashkua grupit të disa vendeve që kanë përfshirë “ekocidin” në legjislacionin e tyre. (koha.mk)

    Previous ArticleArmët nga “zeleni pijac”
    Next Article Kërkohej për vuajtje të paraburgimit, ndalohet 34 vjeçari

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.