Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Escobar: Maqedonia e Veriut duhet t’i harmonizojë ligjet me standardet europiane
    MAQEDONI

    Escobar: Maqedonia e Veriut duhet t’i harmonizojë ligjet me standardet europiane

    22/09/2023
    Facebook Twitter Email

    “Ekzistojnë nivele të shumta të kontrollit të përputhshmërisë së ligjeve, duke përfshirë ato përmes Bashkimit Evropian, dhe Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë që ligjet e saj janë në përputhje me standardet dhe pritshmëritë evropiane”, tha zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.

    “Për sa i përket informacionit specifik për ndryshimet në Kodin Penal, ajo që mund të them është se ka nivele të shumta të kontrollit të përputhshmërisë së ligjeve, përfshirë edhe përmes BE-së. Kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë që ligjet e saj nuk janë vetëm në përputhje me Kushtetutën, por edhe me pritjet dhe standardet evropiane, tha Gabriel Escobar në intervistë.

    I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut në kuadër të ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për shpërdorim detyre, Escobar thekson se korrupsioni është problemi më i madh për të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor.

    “Për të filluar, do të thoja se korrupsioni është problemi më i madh për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se të gjitha vendet mund të bëjnë më shumë (në luftën kundër korrupsionit), përfshirë Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo është një nga arsyet pse ne vazhdimisht avokohemi që shteti të zbatojë reformat që BE-ja kërkon prej tij”, tha Escobar.

    Ai dje në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se Maqedonia e Veriut luan një rol shumë të rëndësishëm në proceset në rajon.

    Ai shprehu shqetësim edhe për faktin se Ballkani Perëndimor po zhvillohet me “dy shpejtësi”.

    “Nga njëra anë, janë anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut që janë shumë të përkushtuar në rrugën e tyre NATO dhe evropiane. Janë edhe tre të tjerët që po përballen me vështirësi. Gjatë takimeve të mia me ta, vazhdimisht u kam përcjellë se Shtetet e Bashkuara mbështesin rrugën e tyre euroatlantike. Ne dëshirojmë dhe dëshirojmë që të gjithë ata të zgjidhin mosmarrëveshjet e brendshme dhe rajonale që i pengojnë të përparojnë, theksoi bashkëbiseduesi i Zërit të Amerikës

    Previous ArticleGruaja nga Gostivari plaçkit 81 vjeçaren nga Tetova, arrestohet nga policia
    Next Article Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Daut Rexha – Komandant “Shpati”

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.