Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SHOWBIZ»Epoka e një mijë të vërtetave
    SHOWBIZ

    Epoka e një mijë të vërtetave

    22/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”.

    Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën. Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar, të prirur për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti), një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.

    Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb, të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.

    Faktet ngatërrohen me opinionet, lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në një linjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.

    Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.

    Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit dhe që ijep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.

    Prandaj, nevojitet një “dietë informative“ e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënie të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat, për të mos rënë viktima të keqinformimit.

    Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni, disa e quajnë Infodemi. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni, zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar, lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat sidomos në kohën e pandemisë shkaktuan një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.

    Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit), të cilët përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

    Pra një proces që e ndryshon perceptimin tonë mbi realitetin,dhe që është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.

    Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.

    Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj, gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që t’i beson se jam!”/

    Previous ArticleEscobar: Jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina
    Next Article Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

    Related Posts

    Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    08/06/2024

    Tayna thyen heshtjen pas 6 muajsh!

    04/06/2024

    “Kishin frikë që do ua marr burrat”- Adelina Tahiri habit me deklaratën

    30/05/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.