Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Osmani kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës në BE
    RAJON

    Osmani kërkon përshpejtimin e rrugës së Kosovës në BE

    20/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta përshpejtojë procesin për ta bërë Kosovën me status të vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

    Ajo është thënë t’i ketë bërë këto deklarata në një drekë tradicionale të organizuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borell në Nju Jork, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas takimit se Serbia është e hapur ndaj “bashkëpunimit konstruktiv në rajon që synon përmbushjen e objektivit tonë strategjik anëtarësimit në BE”.

    Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, në një samit në Selanik.

    Nga ajo kohë, vetëm Kroacia, nga vendet e rajonit, është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

    Negociatat për anëtarësim ka vite që i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa në korrik të vitit 2022 i kanë nisur edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

    Bosnje-Hercegovina e ka marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) me BE-në.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok në dhjetor të vitit të kaluar.

    Mes tjerash, Osmani ka vlerësuar se masat e marra nga BE-ja ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut dhe prekin interesat e mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

    BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri të vendit në maj.

    Atje, banorët lokalë serbë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesa komunale dhe situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

    Osmani ka vlerësuar se Kosova është palë konstruktive në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe është e përkushtuar për paqe e stabilitet.

    “BE duhet t’i shpërblejë shtetet të cilat janë të bashkërenduara me BE dhe në të njëjtën kohë kanë ndërmarrë reforma, sidomos në sundimin e ligjit, ekonomi dhe standarde evropiane”, ka thënë mes tjerash ajo.

    Rundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë në Bruksel është mbajtur më 14 Shtator.

    Takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit se ndërmjetësuesi i BE-së në këtë proces, Mirosllav Lajçak është pozicionuar kundër Kosovës.

    Sipas tij, gjatë takimit është vërejtur që ka pasur koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç ka thënë ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

    BE-ja, në anën tjetër, i ka konsideruar këto deklarata si të pa baza.

    Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

    Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL

    Previous Article“Nuk ia bëj hallall, do kërkoj llogari te Allahu”, Fero reagon pas publikimit të këngëve të vjetra
    Next Article MSHIA do të prezantojë një strategji të re për reformë në administratën publike

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.