Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Çanak në UT: Rusia ka bastione të fuqishme në Ballkanin Perëndimor!
    RAJON

    Çanak në UT: Rusia ka bastione të fuqishme në Ballkanin Perëndimor!

    19/09/2023
    Facebook Twitter Email

    “NË SERBI KA DY LLOJE POLITIKANËSH – ATA QË PUNOJNË PËR RUSINË DHE ATA QË I FRIKËSOHEN RUSISË”

    Është një aksion i gjerë për t`i treguar botës se cfarë në të vërtetë po ndodh në Ukrainë – tha politikani opozitar serb, Nenad Çanak, në UT ku u organizua Tribuna me temë “Rrëfime nga Ukraina”.

    Agresioni rus në Ukrainë, sipas Nenad Çanakut, paraqet përballjen e dy koncepteve – imperializmit që promovohet nga Kremlini dhe tentativat për demokraci dhe vlera perëndimore që promovohen nga Kievi.

    Padyshim, sipas Nenad Çanakut, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, nuk duhet të jetë indiferent ndaj përballjes së këtyre koncepteve.

    “Regjimi aktual në Rusi ka disa bastione shumë të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, që mendoj se janë të dëmshme, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë ne që jetojmë këtu, për shkak se injoron vlerat që janë pafundësisht të rëndësishme për jetën e të gjithëve në Ballkan, sic janë, mirëkuptimi, interkulturalizmi dhe respekti i ndërsjelltë”, tha Nenad Çanak, politikan serb.

    Politikani Nenad Çanak nuk ka anashkaluar pozicionin e Serbisë karshi Moskës. Sipas tij, Rruga logjike e Serbisë drejt BE-së është të ndërpritet logjika e frikës nga pasojat ruse, duke përmendur me këtë rast zhvillimet e vitit 2016 në Mal të Zi.

    “Në Serbi, fatkeqësisht për momentin kemi dy lloje politikanësh, ata që punojnë për Rusinë dhe ata që frikësohen nga Rusia. Ne që I takojmë grupit të tretë, jemi të paktë dhe kjo duhet të ndryshohet. Rruga logjike e Serbisë drejt BE-së është të ndërpritet logjika e frikës. Duhet të zgjedhësh, ose do të jesh vizonar ose ai që do ta varros Serbinë”, tha Nenad Çanak.

    Turneu “Rrëfime nga Ukraina” përfshin vende të Ballkanit Perëndimor. Ka nis në Serbi, Kosovë, tani në Maqedoninë e Veriut dhe për të përfunduar në Shqipëri dhe Mal të Zi. Organizatorët thonë se po përpiqen të ngrejnë vetëdijen për luftën e përbashkët kundër totalitarizmit./KlanMacedonia

    Previous ArticleKosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar
    Next Article Pjesëmarrja e Arbër Ademit në Konferencën e KOSAK-ut

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.