Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Gruevski: Maksim Dimitrevski gënjen, nuk jam takuar me Artan Grubin
    MAQEDONI

    Gruevski: Maksim Dimitrevski gënjen, nuk jam takuar me Artan Grubin

    12/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapest të Hungarisë ka demantuar pretendimet e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrevski se ai ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi për të diskutuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, informon Indeks.mk

    “Mohoj se jam takuar me Artan Grubin apo Maksim Dimitrievskin në Budapest. Herën e fundit që e kam takuar Artan Grubin ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së në fillim të vitit 2017 i shoqëruar nga Ali Ahmeti. Maksim Dimitrievski ka marrë udhëzime…., për të shpikur takimet e mia të supozuara, nuk mbaj mend ta kem takuar ndonjëherë në jetën time atë”, ka shkruar Gruevski në demantin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    Ai po ashtu demanton se ka gisht edhe në iniciativën e kryetares së Shkupit për formimin e partisë së re “Drejtësia” (Pravda), për të cilën thotë se ka marrë vesh nga mediat.

    Kryetari i Kumanovës – Maksim Dimitrievsk ka akuzuar zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi se është takuar me ish-kryeministrin Gruevski në Budapest të Hungarisë për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Penal.

    Pas këtyre akuzave i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit Grubi i cili ka kërkuar nga Dimitrevski të kërkojë falje publike, pasi që në të kundërtën do ta padisë për shpifje. Meqë në afatin e paraparë ligjor prej 24 orësh nuk ka kërkuar falje publike, zëvendëskryeministri Grubi është deklaruar se nuk do ta komentojë më Dimitrevski dhe se me të le të merret gjyqësia.

    “Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Budapest të Hungarisë…” – ka deklaruar Grubi.

    Ish kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në arrati në Budapest të Hungarisë për shkak se nga institucionet vendore të drejtësisë kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg për disa vepra të kryera penale.(Indeks.mk)

    https://www.facebook.com/NGruevski/posts/863147915174474?ref=embed_post

    Previous ArticleNis ndërtimi i Korridorit 8, Grubi: Realizojmë projektin më të madh infrastrukturor në vend
    Next Article Grubi: Nuk krahasohet kompania kineze me “Bechtel Enkën”, Ageler: PAJTOHEM (VIDEO)

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.