Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»UT-ja me akademi përkujtimore e nderoi jetën dhe veprën e nobelistit shqiptar Prof. Dr. Ferid Murad
    MAQEDONI

    UT-ja me akademi përkujtimore e nderoi jetën dhe veprën e nobelistit shqiptar Prof. Dr. Ferid Murad

    12/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Universiteti i Tetovës, përmes një akademie përkujtimore, dje e nderoi jetën dhe veprën e nobelistit Prof. Dr. Ferid Murad, njëherit edhe laureat i titullit Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës.

    Siç kumton zyra për informim e UT-së, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se nderimi i një kolosi me përmasa globale, sikurse ishte Prof. Dr. Ferid Murad, është detyrim për secilin prej nesh, sepse ai e ngriti në piedestalet më të larta emrin e kombit shqiptar, të cilit edhe ai vet i përkiste.

    “Karriera e nobelistit tonë, Prof. Dr. Ferid Murad, u shoqërua me të arritura të njëpasnjëshme, pozita me ndikim, avancime përkatëse në institucione të rëndësishme në shumë vende të botës, anëtar dhe bashkëpunëtor në shumë shoqata dhe institucione të ndryshme, kryetar i qindra komisioneve dhe këshillave me karakter mësimor-shkencor. Duhet veçuar aktivitetin e tij në dhjetëra qendra mjekësore dhe universitete, siç janë: Universiteti i Virgjinisë, Universiteti i Teksasit, Universiteti i Stanfordit, Laboratorët Abot dhe të tjera. Mendimi i tij, që nuk ndaloi kurrë, e ka pasuruar shkencën me botime shkencore dhe publikime profesionale, libra dhe literaturë profesionale. Aktiviteti i tillë profesional-shkencor paraqet udhërrëfyes për gjeneratat e reja, që janë përcaktuar për punë kërkimore-shkencore.”, tha Zejneli.

    closevolume_off
    Për jetën dhe veprën e novelistit Ferid Murad foli edhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit tonë, Prof. Dr. Salajdin Salihu. Ai tha se me ikjen në amshim të tij, u shua një bibliotekë lëvizëse e shkencës së mjekësisë.

    “Jetën mund ta krahasojmë me segmentin. Dy skajet kufizuese të tij janë: lindja dhe vdekja. Ky krahasim duket si një ligj i pa shfuqizuar nga askush. Por jeta e dijetarit është gjysmëdrejtëz. Ajo kufizohet vetëm në njërën anë. E ka lindjen, por shtrihet deri në pambarim. Nëpërmjet një vepre, një shpikjeje apo gjurme të pashlyer, që askush s’e ka lënë para tij, njeriu krijon një formë të re ekzistenciale, të përgjithmonshme. Këtë formë ekzistenciale e ka siguruar tashmë edhe Ferid Muradi. Në kohën tonë bëhesh lehtë yll i përkohshëm medial, sepse bota i adhuron spektaklet dhe shfaqjet kalimtare, por historia njerëzore dëshmon se arritja deri te Lavdia e përjetshme s’ka njohur dhe s’njeh kësi kompromisesh. Lavdia e Përjetshme garantohet me vepra gjeniale, që i hyjnë në shërbim njerëzimit”, theksoi Salihu.

    Në këtë akademi përkujtimore fjalë rasti mbajtën edhe Faton Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i BDI-së, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, kurse në emër të familjes së të ndjerit Prof. Dr. Ferid Murad, të pranishmit i përshëndeti nipi i tij, Ferid Muharemi. Po ashtu, të pranishmit në këtë akademi në librin e zisë shënuan kujtimet e tyre për veprën e nobelistit Ferid Murad.

    Previous ArticleGrubi: Ndryshimet në Kodin Penal nuk e amnistojnë askend, nuk e kthejnë as Gruevskin në Maqedoni!
    Next Article Mexhiti siguron pacientët: Terapia në Onkologji është e sigurtë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.