Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve
    RAJON

    Zjarret në Greqi nxisin ndjenjat kundër emigrantëve

    25/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Pasi Greqia është goditur nga valë të shumta zjarresh këtë javë, pretendimet e pabaza se azilkërkuesit qëndrojnë prapa tyre nxitën urrejtjen kundër emigrantëve në internet.

    Spekulimet u shtuan pasi një grup prej 13 burrash pakistanezë dhe sirianë u akuzuan nga vendasit se u kapën në flagrancë duke u përpjekur ta ndiznin një zjarr jashtë qytetit Alexandroupoli, në rajonin Evros, në kufi me Turqinë.

    Njëri nga vendasit e publikoi më 22 gusht një video të drejtpërdrejtë në Facebook, ku shiheshin emigrantë të grumbulluar në një rimorkio, teksa vendasi mburrej se i kishte kapur personat që po përpiqeshin të “na digjnin”.

    “Mos u tregoni… digjni”, komentoi një përdorues tjetër në transmetimin e drejtpërdrejtë.

    Burri që e bëri videon u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorë të dyshuar, ndërsa autoritetet këmbëngulën se sjelljet e tilla nga qytetarët nuk do të tolerohen.

    Tre të arrestuarit janë akuzuar për nxitje të dhunës raciste. Emigrantët u akuzuan për hyrje të paligjshme dhe tentativë për zjarrvënie.

    Por, një burim qeveritar i tha të përditshmes Kathimerini se provat kundër tyre lënë të kuptohet se ata po ndiznin një zjarr kampingu.

    Aktivistë të të drejtave të njeriut i kanë kritikuar edhe disa mediume për dezinformim. Një portal lajmesh në Evros raportoi më 22 gusht se 20 emigrantë ishin arrestuar jashtë Aleksandoupolit pasi shkëmbyen të shtëna me armë zjarri me policinë.

    Autoritetet më vonë e mohuan këtë raportim.

    Në mënyrë të ngjashme, stacioni televiziv kombëtar Open më 23 gusht lëshoi një korrigjim pasi raportoi gabimisht se dy emigrantë ishin kapur duke ndezur një zjarr në rajonin e Rodopit.

    Greqia veriore është përfshirë nga një zjarr i madh që fillimisht shpërtheu më 19 gusht. Zjarret kanë djegur mbi 60.000 hektarë në Greqinë veriore dhe 5.000 hektarë të tjerë në perëndim të Athinës, sipas vlerësimeve nga observatori kombëtar i zjarreve në pyje që operohet nga Universiteti Aristotele në Selanik.

    Zonat më të rrezikuara janë vetëm pak kilometra nga kufiri turk. Ekipet e shpëtimit zbuluan 18 trupa të djegur më 22 gusht, që besohet të jenë emigrantë, në një zonë rurale pranë pyllit Dadia në rajonin verior të Evros në kufi me Turqinë, një rrugë e zakonshme për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

    Në vitin 2020, dhjetëra mijëra emigrantë u përpoqën të depërtojnë këtë zonë të largët verilindore, duke u përplasur për ditë me radhë me forcat greke të sigurisë.

    Pas shpërthimit të zjarreve të para në afërsi të Aleksandoupolit, foto dhe video janë postuar në rrjete sociale që pretendojnë se tregojnë zjarrvënie të qëllimshme nga emigrantët që kalojnë kufirin me Turqinë.

    Ndjenjat anti-migrante janë të forta në zonat kufitare greke, ku vendasit akuzojnë azilkërkuesit për vjedhje dhe thonë se vozitja e pakujdesshme nga kontrabandistët përbën një rrezik serioz trafiku./REL

    Previous ArticleSKANDAL/ “I Point” i Mensur Alitit fituesi i logos së Tetovës, edhe i punësuar në komunë edhe fiton! Ja reagimet (FOTO)
    Next Article Horoskopi 25 Gusht 2023

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.