Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»A mund të bëhet Fadil Zendeli “tradhtari” i parë shqiptarë kundër BE-së?
    RAJON

    A mund të bëhet Fadil Zendeli “tradhtari” i parë shqiptarë kundër BE-së?

    29/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Koment: TetovaSot

    Ndryshimet kushtetuese nuk kanë kusht, ose më saktë nuk duhet të kenë sepse ajo ndërlidhet me procesin integrues të vendit për në strukturat evropiane.
    Të gjithë miqtë ndërkombëtarë thonë që ky shans mos humbet, por këtë thirrje fatkeqësisht nuk e dëgjojnë disa parti politike madje edhe shqiptare që po joshen nga premtimet për pushtet nga forcat proruse, nga VMRO-ja dhe LEVICA.

    Deklarata e deputetit të vetëm të mbetur të BESËS, Fadil Zendeli është fataliste, jo vetëm për subjektin që përfaqëson, por më shumë se kaq. Ai dhe partia e tij duket se po bëhen palë me forca të errëta që nuk i’a duan të mirën vendit dhe me ose pa dashje bëhen palë me strukturat politike maqedonase nacionaliste si VMRO dhe Levica e Apasievit.

    Kushtëzimi se nuk u bë 20 përqindëshi është vetëm një fars e Lëvizjes BESA. Zendeli, një i mbetur deputet i koalicionit “MОЖЕМЕ” është ndoshta i pavetëdijshëm për këtë deklaratë skandaloze, sepse partia e tij pati mjaftë kohë së qenurit në qeveri t’a bëjë 20 përqindëshin.

    Ata nuk dhanë shpjegim se përse ishin më qeveri kur nuk mundën t’a ndryshojnë dot këtë që e vënë si kusht për të votuar, pra 20 përqindëshin apo kanë harruar se si parti bënë tradhtinë historike që bën koalicion parazgjedhor me LSDM-në e sot mundohen të shiten “patriot”.

    Me këtë deklarim deputeti i BESËS Fadil Zendeli në krye me Bilall Kasamin sot dhe nesër mund ta vulosin tradhtinë e madhe që do ju bëhet shqiptarëve, vendit dhe rajonit, por kjo nuk ka si të kuptohet vetëm si urdhër i VMRO-së dhe Levicës.

    Pyetja është, a është e kapur BESA në krye me Kasamin, Alternativa në krye me Gashin dhe Lëvizja Demokraitke në krye me Izet Mexhitin nga VMRO-ja?

    Me çfarë premtimi ata realizojnë me përpikmëri urdhrat e VMRO-së, apo kanë frikën se mos ndoshta partia e Mickovskit mund t’ua prishë “hajdutëllëkun” në Tetovë dhe ëndrrën për një qeveri të ardhshme bashkërisht VMRO dhe treshja Kasami-Mexhiti dhe Gashi?

    Apo ka diçka më të madhe se kjo që mund të dijë vetëm Fatmir Limani?

    Sot, të mos votosh ndryshimet kushtetuese, është një veprim koston e së cilës mund t’a paguash shtrenjtë politikisht nga shqiptarët, sepse nesër do të kryqëzojnë po shqiptarët si tradhtari më i madh në historinë shqiptare, apo tradhtia është më e vogël se sa urdhërat e VMRO-së?

    Nesër i nderuar deputet Zendeli, djali juaj do të turpërohet nga veprimi juaj, do të turpërohet pasi ju për interes të Bilall Kasamit dhe VMRO-së do ta ktheni pas 20 vite djalin tuaj dhe do ta shuani ëndrrën evropiane të tij, por kjo ska kthim më.

    Fadil, mbaje mend, një ditë BESA mund të jetë si PPD-ja dhe ti të jesh njejtë si sot që është Arjanit Hoxha e nesër nuk do të jesh as deputet, por vula e madhe e tradhtisë nuk do të hiqet kurrë e që djali juaj do ta vuajë tërë jetën.

    Nëse sot mendon se lideri yt për hirë të interesave të ulëta me VMRO-në të detyron të jesh kundër BE-së, nesër interesi juaj Fadil do të jetë me djalin e vajzën tënde dhe do të bëhesh pishman tërë jetën që dole kundër ëndrrës familjare dhe pro Mickovskit dhe Apasievit.

    Ka momente në politikë që mund të të bëjnë të pendohesh, por atëherë është vonë.

    Fadil, nëse sot e mbron ëndrrën e VMRO-së dhe LEVICËS ke akoma kohë që mos pranosh urdhra në koston tënde dhe në kurriz të djalit tënd sepse në histori njeriu hynë si tradhtarë dhe si shpëtimtarë, ti vendos se cili do të jesh.

    Previous ArticleBeogradi mbushet me grafite kërcënuese “Ushtria serbe të shkojë në Kosovë”
    Next Article U realizua edhe një premtim i madh! Grubi: Hyn në fuqi kontrolli i përbashkët kufitar RMV-Shqipëri

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.