Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Një lajm i mirë vjen nga Emeti
    MAQEDONI

    Një lajm i mirë vjen nga Emeti

    28/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Një lajm i mirë vjen nga 25 vjeçarja gostivarase Emet Karpuzi Shabani. Së shpejti Emeti do të hospitalizohet në një Klinikë të Turqisë për të iu nënshtruar operacionit dhe terapive të nevojshme, shkruan Gostivari Sot Ky nuk është i vetmi lajm i mirë që vjen nga Emeti. Mjekët në Spitalin i kanë prermtuar që gjasat për të shpëtuar janë shpresdhënëse, madje me gjasë 60%. “Famija ime e dytë dëshiroj të ndaj lajmin me ju. Nga Liv Hospital në Turqi, doktorët dhe onkologët më kanë garantuar 50-60% se do të shpëtoj. Me ndihmën e Zotit kanë shumë shpresë. Në fillim nevojitet të kryhet një operim, pastaj do të vazhdoj me një imuno – hemo terapi. Javën e ardhëshme, të hënën duhet të shtrihem në Spital. Një betejë e rëndë por do të ia dal vetëm për vajzën time”, shkruan në mesazhin e dërguar në Gostivari Sot nga Emeti. E diagnostifikuar për herë të tretë me kancer Emeti është diagnostifikuar për herë të tretë me sëmundjen e kancerit. Para 2 vite është operuar me diagnozë të kancerit në gjunjë. Pas dy vitesh, në muajn Prill i është kthyer kanceri për herë të dytë në fyt me karcinom skuamoze. Është operuar dhe një muaj pas operimit i është kthyer përsëri. Përshkak të kancerit, gruaja shtatëzëne është obliguar të kry operacionin Cessarian për lindjen e bebës . Tash bebja i ka vetëm 1 muaj. Pas operimit ka filluar me RadioTherapi dhe deri tash terapia nuk ka pasur efekt. Bëhet fjalë për metastazë të qujtur Carotid Arterial Tumor dhe Parotis Tumor. Gruaja aktualisht jeton ne Gjermani po mjeket Gjerman në spitalin Heidelberg i kanë thënë që nuk dijnë se cfarë të bëjnë pasi shërim nuk shohin. Tani ia kanë ndaluar edhe terapinë. Brenda 1 dite u grumbulluan 110.000 euro për shërimin e saj Brenda 1 dite u grumbulluan 110.000 euro për shërimin e 25 vjeçares nga Gostivari, Emet Karpuzi Shabani. E për këtë kontribut shoqëror, përmes një letre të dërguar në Gostivari Sot, prindi i Emetit, Bekimi ka shprehur faleminderime për të gjithë ata që treguan gatishmëri për të ofruar ndihmesën e tyre. Pasi paratë e nevojshme u grumbulluan pa kaluar 24 orë, aksioni i madh humanitar as që u mbajt. Në redaksinë e Gostivari Sot arriti letra e një nëne të një vajze të vogël me emrin Dilara, letra nga një gura e re në moshë që përballet me një sëmundje të rëndë, letra faleminderuese e Emeti Karpuzi Shabani, e cila faleminderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që grumbulluan mbi 100 mijë euro për shërimin e saj ka kaluar një ditë. Një letër e shkruar me lotë, mbushur me emocione dhe motiv për jetë: Gostivari im, njerëz me shpirt më të bukur jeni ju familja ime e dytë vëllezër e motra të mia. Nuk e di si t’u falimenderohen për të giithë mundin tuaj. Unë Emeti Karpuzi Shabani me githë familijen time ju shpreh faleminderimet më të përzemërta. Shuma e duhur u mblodh për një kohë shumë të shkurtës. Tash i lutem Allahut që të gjej spitalin dhe mjekët e duhur për mjekimin tim. Shërimin e pres vetëm nga ana e Allahut. Dhe në qoftë se me ndihmën e Zotit shërohem, pjesa e ngelur e mjeteve do t’u dhurohet njerëzve të tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Lutjet e juaja do të jenë një ndihmesë e madhe për mua. Ju lutem mos më harroni në lutjet e juaja. Sot, ndoshta jam e lodhur psiqikisht nga të gjithë mundimet që kisha këto tre muaj, vetëm për vajzën time Dilarën, dhe që akoma nuk jam duke ndjerë ndjenjën e një nëne. Por shpresa vdes e fundit, do të mundohem përsëri të jap maksimumin nga vetja ime vetëm për bijën, familjen time dhe për të gjithë ju që sot më jeni bërë të gjithë vëllezër e motra. Ju dua shumë, Allahu u dashtë shëndet, lumtri dhe jetë të gjatë. Amin. E juaja, Emeli Karpuzi Shabani

    Previous ArticleNga tetori do të ketë linjë ajrore direkt nga Shkupi në Sarajevë
    Next Article Sinjale të pazakonta trafiku, cili është kuptimi i tyre?

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.