Tenisti bullgar, Grigor Dimitrov, u mund në raundin e 1/8-ave të “All England Club” nga Holger Rune. Pas eliminimit, ai mori pushimet verore, I shoqëruar nga partnerja e tij e re, modelja e famshme rumune, Mădălina Ghenea, ish-e fejuara e Mrco Borriellos, e njohur edhe për “flirt”-in me sulmuesin e ri italian, Nicolo Zaniolo.
Modelja rumune e shoqëroi tenistin bullgar në Wimbledon dhe ishte e pranishme në të gjitha ndeshjet e tij.Ajo ka postuar fotografi të reja në llogarinë zyrtare në Instagram, teksa Grigor Dimitrov nuk ka qëndruar indiferent kur ka parë pamjet me partneren e tij.
“Zoti im! Nëna ime!”, ka shkruar tenisti bullgar. “Nëna ime, ti! ishte përgjigjja e menjëhershme e Mădălina Ghenea.Postimi i Mădălina Ghenea u bë shpejt viral, duke marrë mbi 90 000 pëlqime dhe gjeneroi mbi 950 komente.




