Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat
    BOTA

    Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat

    24/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Astrologu Jorgo Pulla tregoi parashikimin e horoskopit për të gjitha shenjat gjatë muajit gusht.

    Dashi: Personat e kësaj shenje do të marrin vendime të rëndësishme gjatë këtij muaji në fushën e karrierës. Në 15-ditëshin e para do të ketë ndryshime në fushën e biznesit, ndaj duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Lidhjet e reja serioze do të jenë me ndikim shumë pozitiv gjithashtu. 15, 17, 19, 21 gusht janë datat që duhen mbajtur shënim nga personat e kësaj shenje. Kujdes kur të bëni udhëtime!

    Demi: Personat në këtë shenjë do të kenë mundësi të reja pune në 10-ditëshin e parë dhe fundin e 10-ditëshit të tretë. Për ata që janë jashtë, do të zgjidhin çështjet me dokumentacionin. Merrni vendime në datat 3, 5, 9, 11 dhe 29, ka ndikime pozitive! Nga ana romantike duhet të jeni të vëmendshëm për të mos krijuar situata aty ku nuk ka.

    Binjakët: Personat në këtë shenjë do të stabilizohen me punën e tyre dhe do të kenë mundësi për punë të dyta. Në datat 4, 11, 13, 17 dhe 25 do të ketë një ndikim pozitiv dhe mund të fitojnë në llotari. Në një udhëtim që mund të bëni mund të ngelni atje për punë!

    Gaforrja: Personat në këtë shenjë do të kenë sukses në çështjet e punës, sidomos në fund të gushtit deri në fillim të shtatorit. Kujdes me paratë! Duhet të keni kujdes me kreditë sepse mund të mos ju duhet. 10-ditëshi i dytë i gushtit do të jetë fatsjellës për ju. 1, 3, 7, 9, 12 dhe 13 janë datat që duhet të keni parasysh për të marrë vendime. Sa i takon pjesës romantike kujdesuni që lidhjen tuaj ta ktheni në serioze sepse ky është muaji me ndikimin më të mirë.

    Luani: Personat në këtë shenjë do të stabilizohen ekonomikisht dhe mund të mbyllin projekte të mëdha që lidhen me shitjet, sidoqoftë duhet pasur kujdes me shpenzimet. Eci avash sepse nxitoj, kjo është motoja e kësaj shenje që këtë muaj do të fokusohet te disa iniciativa që nuk dihet nëse do të realizohen plotësisht. Nga data 15 deri në 30 do të jetë ndikimi më pozitiv. Kujdes! Nëse do të shkoni në një punë të re mbyllini ujditë që më parë.

    Virgjëresha: Personat në këtë shenjë do të kenë shumë mundësi të mira, por jo të gjitha mund t’i kapin. Në punë do të keni lëvizje drastike. Kujdes duhet treguar në çështjet e pasurive të paluajtshme. Datat 9, 11, 16, 22 dhe 27 janë ato me ndikimin më pozitiv këtë muaj. Nuk duhet të lëvizni aty ku nuk ndiheni të sigurt! Demi, Shigjetari dhe Bricjapi janë shenjat me të cilat mund të përputheni nga ana romantike këtë muaj.

    Peshorja: Personat në këtë shenjë do të marrin zgjidhje në çështjet ligjore. Edhe pse kjo shenjë gjen gjithnjë zgjidhje, në këtë muaj do të kenë mundësi të zgjidhin edhe ato çështje që deri tani mund të kenë pasur problematike. Në këtë muaj do të keni dhe përfitime të mëdha ekonomike. Peshore-Dem, Peshore-Ujor janë kombinimet më të mira nga ana romantike.

    Akrepi: Është periudha më e mirë për të stabilizuar lidhjet me Binjakë, Bricjap, Peshk dhe Virgjëreshë. Nuk përjashtohet mundësia e marrjes së një lajmi shumë të mirë. Datat me ndikimin më pozitiv janë 11, 12, 17, 21 dhe 23.

    Shigjetari: Personat në këtë shenjë kanë mundësi të rregullojnë problemet financiare. Nga ana shpirtërore do të kenë marrëdhënie shumë të mira me shenjën e Luanit dhe Demit, por martesat do të finalizohen me Peshk të 10-ditëshit të parë. 15, 16, 18, 22 dhe 27 do të jenë datat me ndikimin më pozitiv.

    Bricjapi: Personat në këtë shenjë nuk do të kenë mundësi të pushojnë pasi janë shumë të ngarkuar me punë. Në këtë muaj do të mbyllin shumë çështje profesionale të lëna pezull dhe gjithashtu iu jepet mundësia për të rritur të ardhurat.

    Ujori: Personat në këtë shenjë do të bëjnë ndryshime të mëdha në këtë muaj. 1 me 9 dhe 18 me 22 janë dy periudhat kohore që do të jenë favorite për Ujorët. Me Virgjëreshën, Gaforren dhe Dashin do të kenë lidhje favorite.

    Peshqit: Personat në këtë shenjë në këtë periudhë do të zgjidhin një problem prone që e kanë pasur që në shkurt të vitit 2021. Në çështjet shpirtërore, favorite janë marrëdhëniet me personat në shenjën e Virgjëreshës, Binjakëve dhe Peshores. 7 me 14 dhe 27 me 30 janë datat më favorite për Peshqit.

    Previous ArticleRusia e akuzon Ukrainën për dy sulme me dronë në Moskë
    Next Article Ekspertët ua rekomandojnë këto pije para seksit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.