Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Haradinaj u kërkoi sërish të mbështesin rrëzimin e Albin Kurtit, LDK dhe PDK: Nuk i kemi votat!
    RAJON

    Haradinaj u kërkoi sërish të mbështesin rrëzimin e Albin Kurtit, LDK dhe PDK: Nuk i kemi votat!

    21/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe njëherë u ka bërë thirrje partive opozitare ta mbështesin mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Haradinaj në kërkesën e tij drejtuar partive opozitare, ka thënë se nëse të njëjtat janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo Qeveri duhet të ndalet, atëherë duhet ta mbështesin një mocion të tillë.
    Pas kërkesës së Haradinajt për të mbështetur mocionin ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës.Deputeti i kësaj partie Hajdar Beqa, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.
    Beqa tha se si opozitë nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë Kurti, por deklaroi se janë duke punuar për largimin e saj nga pushteti.
    “Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, ne mendojmë se sa më shpejt shkojmë në zgjedhje është më mirë për vendin, Kosovën dhe ndalet dëmi që po ia bën kjo Qeveri vendit në të gjitha sferat, edhe në aspektin diplomatik edhe në aspektin ekonomik, të sigurisë por në të njëjtën kohë edhe në aspektin e dukurive negative. Siç e keni pa që ka lulzu korrupsioni tek zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvednosje. Sa i përket formës sesi me shku në zgjedhje ne si opozitë ende nuk i kemi numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar qeverinë. Ne jemi duke punuar dhe do të punojmë natë e ditë që kjo Qeveri të shkojë sa më shpejt dhe të vijë një qeveri e cila është në harmoni me kërkesat e qytetarëve dhe punon për interesat e vendit. PDK-ja ka qëndrimin e vet publik”, tha Beqa për “Gazeta Blic”
    Hajdar Beqa, PDKEdhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaroi se opozita nuk i ka votat për mocionin e mos-besimit.
    Krasniqi tha se LDK-ja ka zgjedhur një rrugë të re, duke iu referuar takimeve me shoqërinë civilie, dhe se të njëjtit nuk kanë marrë vendim të ri që nga mbledhja e fundit e Kryesisë.“Na edhe më herët jemi deklaruar, kemi zgjedhur një rrugë të re. S’kemi vota për mocion momentalisht. Nuk kemi marrë vendim tjetër pas mbledhjes së Kryesisë, kur të mbajmë mbledhje marrim vendime” tha shkurt Krasniqi për “Gazeta Blic”

    Rrezarta Krasniqi, LDKPas ngjarjeve të muajve të fundit në veri të vendit dhe sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar mocion mos-besimi ndaj qeverisë Kurti.
    “Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”, tha Haradinaj një muaj më parë, raporton Gazeta Blic./Gazeta Blic/

    Previous Article42-vjeçari nga Gostivari sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij
    Next Article Haradinaj kërkon mbështetjen e opozitarëve për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.