Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Krasniqi, Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njësoj
    RAJON

    Krasniqi, Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njësoj

    21/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.

    Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve. Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet. Ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit, qytetari i Kosovës”, deklaroi kreu i partisë më të madhe opozitare.

    Krasniqi ka thënë se në veri nuk është e nevojshme dorëheqja e dy kryetarëve nga radhët e PDK-së, por depërshkallëzimi i situatës.

    “Sot për sot, nuk ka asnjë kuptim dorëheqja, as zgjedhjet e reja, sepse krejt çfarë do të ndodhë është përsëritja e situatës aktuale. Ajo çka është e nevojshme është depërshkallëzimi i situatës, që të mos ketë tension, që para gjithash qytetarët atje, dhe sidomos shqiptarët, ta kenë një siguri më të madhe që nuk e kanë, ta kemi pra një lloj normalizimi”, deklaroi Krasniqi në Click të RTV21.

    Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, “një shpërndarje e Kuvendit”.

    “Dorëheqja nuk zgjidh asgjë, nëse do të kishim një marrëveshje me Albin Kurtin për shembull, që ishte ideale, qoftë me shpërnda Kuvendin, që e ka më lehtë sesa me dhënë dorëheqje, sepse ai dëshiron me qenë kinse i padorëzum, atëherë do të mund të bisedonim edhe për këto. Përndryshe nëse do të ketë një përshkallëzim të ri, koordinimi im do të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, u shpreh Krasniqi.

    Previous ArticlePër Bleona Qeretin vitet janë vetëm numra, “çmend” fansat me fotografitë e reja provokative (FOTO)
    Next Article Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri 30 minuta

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.