Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Gjermanët “pushtuan” Shqipërinë në maj, turistët rritën ndjeshëm net-qëndrimet
    RAJON

    Gjermanët “pushtuan” Shqipërinë në maj, turistët rritën ndjeshëm net-qëndrimet

    20/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Në rrugët e mbushura plot me turistë gjatë muajit maj, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat turistike, kanë qenë gjermanë.

    INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se 9.1% e vizitorëve jorezidentë në muajin maj ishin nga Gjermania. Shtetasit nga Gjermania ishin të dytët, pas atyre të Kosovës, me 12.7%. INSTAT raporton në këtë shifër shtetasit e huaj që qëndrojnë në struktura akomoduese turistike.

    Të tretët ishin italianët me 7.8%, të ndjekur nga polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%.

    closevolume_off
    Në maj, turizmi ka shënuar një kulm të ri, sipas të dhënave të INSTAT, duke shënuar rritje të ndjeshme si të numrit të vizitorëve, ashtu dhe të netëqëndrimeve.
    Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 38,0%, në krahasim me maj 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

    – numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 17,4%;

    – numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 52,2%.

    Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7%, në krahasim me maj 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

    – numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 57,0%;– numri i net-qëndrimeve nga jorezidentë është rritur me 42,1%.

    Vizitorët dynden në Jug

    Gjatë muajit maj 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 38,0%, krahasuar me Maj 2022.

    Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut, ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë. Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 98,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 45,1%.

    Në muajin Maj 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

     sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (47,5%);

     sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (54,6%);

     sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%).

    Net-qëndrime

    Gjatë muajit maj 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7% në krahasim me muajin Maj 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 3,2 herë.

    Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 47,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,4%.

    Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

    Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,7%, kundrejt 16,0% që ishte në muajin Maj 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 21,1%, kundrejt 15,3% që ishte në muajin Maj 2022.

    Vetëm

    Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në maj kanë hyrë në vend 705 mijë shtetas të huaj.

    Ndërkohë vizitorë jo rezidentë që kanë qëndruar në struktura akomoduese ishte 109.4 mijë po në maj. Si rrjedhojë, vetëm 15% e tyre kanë qëndruar të paktën një natë në struktura akomoduese, gjithsesi në rritje nga muajt e mëparshëm, kur treguesi ishte rreth 11%. Një pjesë e madhe e turistëve qëndrojnë në shtëpi me qira, që i marrin përmes booking, ose airbnb, por që janë në pjesën më të madhe informale dhe nuk deklarohen./Monitor

    Previous ArticleLumir Abdixhiku: Shtatë ministra të kësaj qeverie që kanë bërë shkelje kushtetuese, është dashur të dorëhiqen
    Next Article Mbi 7 mijë udhëtarë çdo ditë në Portin e Durrësit

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.