Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»‘Digjet’ Europa, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë
    RAJON

    ‘Digjet’ Europa, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë

    18/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kontinenti Europian po përballet me një valë të nxehti ekstrem me temperatura tepër të larta që arrijnë deri në 48 gradë Celsius.

    Këtë javë pritet që temperaturat të arrijnë kulmin në Europë. Sipas Agjencisë Europianë Hapësinore, në ishujt e Siçilisë dhe të Sardenjës në Itali termometri pritet që të shënojë 48 gradë Celsius. Ekspertët kanë paralajmëruar për nxehtësi ekstreme.

    Edhe në Romë dhe pjesë të tjera të Italisë temperaturat do të qëndrojnë mbi 40 gradë Celsius për 15 ditë.

    Spanja po ashtu është goditur nga vala e të nxehtit. Dje termometri shënoi 44 gradë Celsius në jug të vendit.

    Në Qipro temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë, ku një 90-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit ndërsa 3 të moshuar të tjerë janë shtruar në spital.

    Një zonë pyjore në Athinë të Greqisë u përfshi nga flakët e zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.

    Përtej oqeanit, edhe SHBA-ja po përballet me temperatura ekstreme. Në Phoenix të Arizonës termometri shënoi mbi 43 gradë Celsius për 17 ditë rresht. Ndërsa në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë, u regjistrua temperatura 52 gradë.

    Teksa Europa dhe Amerika po digjen nga i nxehti, vende të ndryshme të Azisë janë goditur nga stuhi të fuqishme. Tajfuni “Talim” ka goditur Kinën dhe i është drejtuar Vietnamit. /tvklan.al

    Previous ArticleVIDEO/ Ministri Jeton Shaqiri me lajme të mira për fshatrat shqiptarë të Çashkës
    Next Article Zbulohen 875 bimë kanabisi në malësinë e Krujës

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.