Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Gjashtë fakte interesante për shalqirin
    BOTA

    Gjashtë fakte interesante për shalqirin

    14/07/2023
    Facebook Twitter Email

    1. Shalqiri ka më shumë likopen se domatet
    Likopen është një antioksidant i fuqishëm që i jep frutave ose perimeve atë ngjyrën e bukur rozë ose të kuqe. Zakonisht ky antioksidant gjendet tek domatet, por shalqiri është një burim më i përqendruar antioksidantësh. Një filxhan me shalqir ka 1.5 herë më shumë likopen se sa një domate e madhe e freskët.

    2. Lëngu i shalqirit çliron nga dhimbjet e muskujve
    Nëse keni një mikser frutash, atëherë shtrydhni një të tretën e një shalqiri të freskët dhe pijeni lëngun para stërvitjes. Ky lëng përmban më shumë se një gram amino acidesh që mbrojnë kundër dhimbjeve muskulore. Studimet kanë treguar që meshkujt që pinë lëng natyral shalqini para stërvitjes vuajnë më pak nga dhimbjet e muskujve ditën e nesërme, në krahasim me meshkujt që pinë vetëm ujë.

    3. Shalqini është edhe frut edhe perime
    Siç e thamë më lart, shalqiri është i të njëjtës familje me kastravecin, kungujt dhe kungulleshkat. Kjo për faktin se shalqiri është pjesërisht frut dhe pjesërisht perime. Në fund të fundit është një kokërr e madhe që prodhon fara. Fakti tjetër që mbështet këtë teori është se lëvorja e shalqirit është e ngrënshme – transmeton AgroWeb.org.

    4. Mund t’i hani farat dhe cipat e bardha e shalqirit
    Shumica e njerëzve i hedhin cipat e bardha ose lëvoret e shalqirit. Ajo që duhet të dini është se nëse këto lëvore i fusni në një mikser ushqimor bashkë me limon jeshil, do të përgatitni një masë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Lëvorja e shalqirit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm që i bëjnë mirë gjakut. Lëvorja në fakt ka më shumë amino acidë siç është citrulina se vetë tuli. Citrulina transformohet në argininë për veshkat. Është një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe sistemin imunitar por ka edhe vlera terapeutike.

    Shumë njerëz preferojnë shalqirin pa fara, por farat e zeza të shalqinit janë krejt të ngrënshme dhe të shëndetshme. Ato përmbajnë hekur,zink, proteina dhe fibër.

    5. Shalqiri është pothuaj i gjithi ujë
    E dini të gjithë ndoshta, por bëhet fjalë për një të dhënë interesante. 91 për qind e shalqirit është ujë. Kjo do të thotë që nëse në ditët e nxehta të verës ju konsumoni shalqi jo vetëm që do të qëndroni të hidratuar, por edhe keni një zëvendësues natyral për ujin.

    6. Keni dëgjuar për shalqirin e verdhë?
    Shalqiri i verdhë është më i ëmbël. Ka një shije që të kujton mjaltin dhe ndryshe nga shalqiri me tul të kuq. Shalqiri i verdhë ofron një sërë vlerash shëndetësore dhe ushqimore, por deri më tani të gjitha studimet shkencore janë përqendruar në varietetet e shalqirit me tul të kuq.

    Zhgënjimi më i madh është kur pret shalqirin dhe zbulon që është pa shije ose pa atë ngjyrën e ndezur të kuqe. Ndaj duhet të mësoni si të zgjidhni shalqirin perfekt. Në pjesën fundore të shalqirit duhet të kërkoni për një një njollë të zbehtë me nuancë të verdhë (jo të bardhë e as jeshile). Ajo njollë formohet teksa bostani piqet dhe është treguesi më i mirë i një shalqiri të pjekur mirë. Një tjetër taktikë përzgjedhjeje është që të zgjidhni një shalqi të rëndë në peshë, me lëvore të lëmuar ose mund të zgjidhni taktikën mjaft popullore të kërcitjes së gishtit. Thuhet që shalqiri i pjekur lëshon një tingull të mbytur bas nën goditje.

    Previous ArticleNjë lojtar stoli barazoi në ‘frymën e fundit’; Shehi paralajmëron ‘senatorët’: Në Gjeorgji luan ai që e meriton…
    Next Article Vuçiq: Tërheqja e 25 për qind të policisë nga Veriu i Kosovës është mashtrim

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.