Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Horoskopi 10 Korrik 2023
    BOTA

    Horoskopi 10 Korrik 2023

    10/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Dashi-Po sikur të jeni protagonist sot? Yjet ju falin energji dhe jeni gati të ndiheni vërtet të inkurajuar për të kthyer vëmendjen mbi veten këtë javë që vjen. Edhe ata që kanë një karakter të turpshëm dhe të pasigurt, më në fund mund të guxojnë pak më shumë. Në Zodiak për ju po ndodh një lloj rilindjeje.

    Demi-Mund të hasni në vonesa sa i përket qëllimeve financiare ose profesionale. Duhet të zbuloni si të bëni që gjërat të shkojnë në drejtim konkret dhe të sigurt.

    Binjakët-Situata aktuale do të bëjë që të keni një diskutim me personin e zemrës. Rreziku i vetëm është që mund të nxehen gjakrat me një çështje familjare. Duhet që të qëndroni të qetë dhe të zgjidhni me kujdes fjalët që do të thoni.

    Gaforrja-Duke qenë se është në një orbitë jo të favorshme, nuk ka sesi të pretendoni në ndonjë mbështetje të mundshme të Marsit. Përkundrazi, “planeti i kuq” mund të sjellë jo pak telashe.

    Luani-Nëse jeni bujarë ndaj njerëzve të tjerë sot, ata do të jenë bujarë ndaj jush në vazhdim megjithëse ju nuk prisni avantazhe financiare.

    Virgjëresha-Mbajini sekret informacionet e privilegjuara. Do të tundoheni shumë t’i ndani ato me të tjerët, por kjo do të shkaktonte telashe. Është e rëndësishme të dini të ruani reputacionin e një personi që krijon besim.

    Peshorja-Keni lënë pas krahëve disa mllefe dhe pakënaqësi ndaj disa personave dhe kjo do t’ju sjellë sot disa përfitime. Jeta duhet të ecë përpara sido që të jetë dhe është më mirë kur nuk ke ngarkesa negative.

    Akrepi-Planeti që përfaqëson ekuilibrin emocional intim, Hëna, është sot në një kënd të favorshëm me shenjën tuaj. Do jeni më të ekuilibruar se zakonisht dhe do t’i kushtoni vëmendje shpërthimeve emocionale dhe nevojës për të reaguar gjithmonë me masë ndaj çdo provokimi. Hëna ka fuqinë për të rritur ndjeshmërinë dhe bën të mundur takime të reja.

    Shigjetari-“Mos premtoni nëse nuk e realizoni”. Është kjo motoja që duhet t’ju shoqërojë në këto momente. Yjet ju inkurajojnë që të shkoni në maja për të tërhequr vëmendjen e një personi. Në fakt, duhet vetëm që të jeni vetvetja.

    Bricjapi-Do të bëni një budallallëk sa i përket jetës romantike. Mos iu nënshtro instinkteve të verbra. Duhet të mendoni. Përndryshe do të duhet kohë që të rifitoni besueshmërinë.

    Ujori-Duhet të jeni i sinqertë me veten sot, edhe nëse kjo do të thotë të pranoni diçka tërësisht të gabuar. Askush nuk pret që ju të jeni perfekt.

    Peshqit-Një mik i afërt nuk po ju mban më afër rrethit të tij social. Ju jeni lodhur duke pritur t’ju marrë në telefon dhe të shkoni ta shpëtoni. Ju jeni besnik dhe i dashur. Kur të tjerët përfitojnë nga bujaria juaj, ju filloni të bëheni i mbyllur dhe dyshues. Mënyra më e mirë për ta mbajtur zemrën tuaj të hapur është të rrethoheni nga njerëz që ju kanë mbështetur gjithmonë. /tvklan.al

    Previous ArticleE shau nga nëna, Dea Mishel reagon ndaj Luizit: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë
    Next Article Dybala qetëson tifozët e Roma

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.