Aktivisti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Valon Haskaj, e ka cilësuar si zëdhënës të VMRO-DPMNE-së, kreun e Lidhjes Demokratike , Izet Mexhitin.
Haskaj thotë se Mexhiti në cilësinë e “portparollit”, si zëvendëskryeministër ia transmeton popullit realizimin e programit të VMRO-së.
Pohon se “investimin” e promovuar nga VMRO-ja, po e proklamon dhe reklamon, Izet Mexhiti.
Sipas Haskajt, kjo nuk është reklama e parë që Mexhiti i bën VMRO-së.
“Iku prej BDI’s per tu be portparoll i VMRO’s. Ata zbatojn programin e vet ndersa ky demek “zv.Kryeminister i Pare” ia transmeton popullit. Ata ne program e tyre kan njefar “investimi” prej 450mil euro ky del e levderohet, ata sipas programit te tyre parashohin rritje te pensioneve ky del e levdrohet ata hjkein 5% te shqiptareve ky del e levdrohet ata hjekin ballanserin si mjet te vetem per parandalimin e punesimeve njeetnike ky del e levderohet. Haj me det po shume mire ishe ne BDI ku gezojshe edhe poste te larta edhe respekt. Tash “xhentlemnski” je bo portparroll i VMRO’s. Per fat te keq disa nuk munden me qen zot shtepije se kan te mbjellur ne gjen kodin per te qen sherbetor”, ka thënë Haskaj në shkrimin e tij.
