Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, nga foltorja e Kuvendit tha se e ka lexuar programin e Qeverisë së re, duke I quajtur orë kot të harxhuara. Sipas tij, në program ka patur vetëtm dhjetëra gjëra të mira, që janë kopjuar nga “Levica”.
“Atë që pashë në faqen e parë gjithcka më tregoi, ja le ta sheh opinioni, në tre reshta, në pesë vende qëndron Maqedonia e Veriut. Nuk e di përse nuk e e testuat Kryeparlamentarin Gashi, për shkak se ne Xhaferin e testuam dy vite e gjysmë. Mendoj se atë që ia bëtë popullit në fushatën parazgjedhore duhet që një “I” t`ia vendosni emrit, për shkak se e mashtruat popullin”, tha Apasiev.
Ndryshe, në ekspozenë e tij, Mickoski paralajmëroi qeveri të zhvillimit ekonomik, rritje prej 5% të BPV-së, inflacion vjetor 2 deri 2.5% si dhe ulje të papunësisë në 7% dhe rritje të pagave./tvklan.mk/
