Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore
    MAQEDONI

    Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore

    20/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Heqja e termit 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë, zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend, mbyllja e tërësishme e kazinove dhe kredive të shpejta, si dhe shpërndarja prej 10 mijë eurove për çdo individ për përfshirje të qytetarëve në aksionet e ndërmarrjeve shtetërore. Këto ishin disa nga premtimet kryesore të koalicionit VLEN dy muaj më parë, gjatë fushatës zgjedhore. Por sa nga këto premtime mund të gjenden në programin qeverisës 2024-2028 të cilin e dorëzoi në Kuvend mandatari Hristijan Mickoski?

    Duke shfletuar planin për punë të qeverisë së ardhshme, askund nuk është paraparë heqja e tërësishme e kazinove dhe kredive të shpejta. Nuk është paraparë as shpërndarja prej 10mijë eurove për çdo individ dhe përfshirja e tyre në aksionet e ndërmarrjeve shtetërore. Nuk është paraparë as premtimi që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend dhe heqja e termit 20% për gjuhën shqipe.

    Kur e pyetëm për të gjitha këto, mandatari për formim të qeverisë, Hristijan Mickoski, nuk tregoi se çfarë ka pranuar dhe çfarë ka përfshirë nga programi qeveritar i koalicionit VLEN, por tha se programi qeverisës është i përbashkët dhe bazohet në katër shtylla. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i standardit të qytetarëve, përshpejtimi i eurointegrimeve dhe zhvillimi i barabartë përmes decentralizimit.

    Për atë se çfarë është përfshirë nga programi i VLEN në programin qeverisës, u përpoqëm të marrim përgjigje edhe nga përfaqësues të VLEN, por pa sukses. Na thanë se për këtë çështje nesër do të dalin të flasin të gjithë liderët e VLEN-it.

    Ja pak nga ato që premtonin krerët e VLEN-it para zgjedhjeve.

    Përpos premtimeve të lartëpërmendura, nga VLEN gjithashtu para zgjedhjeve premtuan që deri në fund të mandatit, qytetarët do të marrin pagë minimale prej 800 eurove, planet për decentralizim fiskal, zero kamatë për banesë për çiftet e reja, zona të lira ndërkufitare, dëmshpërblim për të përndjekurit politik e kështu me radhë.

    Previous ArticleOsmani: Si Qeveria, ashtu edhe programi monoetnik!
    Next Article Asnjë premtim i VLEN-it në program/ Ademi: Asnjë fjalë nga ekipi i dytë i VMRO-së

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.