Categories: MAQEDONI

Sela: Nuk ka përçarje të Frontit Europian, unë jam zotuar dhe i qëndroj fjalës së dhënë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, u shpreh hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik.

Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese.

“Unë nuk e di pse nxitet debati që do të pëçahet fronti, me sa duket është një segment i shoqërisë që i ka qejf përçarjet, por unë e kam dhe nga përvoja ime politike, se kur e jap fjalën edhe e mbaj. Ne jemi zotuar për ta bërë këtë bashkëpunim apo formacion politik, dhe kësaj fjale i rrij nga mbas, dhe nuk e kam ndërmend të shkel fjalën time përpara anëtarve tjerë të partive të frontit dhe as para 130 mij qytetarëve që besuan tek Fronti Europian.
Por kjo nuk do të thotë që ne të dalim nga natyra jonë, sepse fronti është një bashkim i partive të ndryshme, dhe jemi zotuar para qytetarëve që do të arrihen ndryshimet kushtetuese, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka kohë për të humbur”, tha Sela./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago