Categories: MAQEDONI

Sela në Klan Debat në Klan M: Ministritë që po udhëhiqen nga shiptarët janë zhveshur nga kompetencat, kjo vetëm po na dobëson si popull

I ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike. Sela ka theksuar se ministritë që pritet të marrë VLEN-i janë duke u zhveshur nga kompetencat e tyre, duke i lënë ato pa pushtetin e duhur për të vepruar efektivisht.

Ai shtoi se kjo situatë nuk është në favor të shqiptarëve, veçanërisht kur resurset do të udhëhiqen nga shqiptarët por pa kompetencat e nevojshme, dhe kritikoi bashkimin e aktorëve politikë jo për ide dhe program, por vetëm për pushtet.

“Unë po shof që po zhvishen nga kompetencat këto ministri që përflitet që do t’i marri VLEN-i, dhe që do të përfundojnë me ministri që nuk kanë pushtet.
Unë nuk them që na konvenon neve kjo, kur do të kesh resorse që do të udhëhiqen nga shqiptarët por që janë të zhveshura nga kompetencat, kjo i dobëson shqiptarët, prandaj unë mendoj se duhet të jemi më të vetëdijshëm për momentumin politik, dhe nuk duhet ta aplaudojmë këtë fakt. Pastaj cili është precidenti që po krijohet nga një klasë me aktorë politik që janë bërë bashk jo për ide dhe program, por janë bërë bashkë vetëm për pushtet. Në qoftë se shkohet me këto inate politike, dhe ja nga dashuria ndaj popullit atëher krijohet një lojë e tillë që nuk është e drejtë”, tha Sela./tvklan.mk/

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago