Categories: SPORT

Shqipëria sot nis “nxehjen” e parë

Shqipëria prej disa ditësh tashmë ka nisur grumbullimin në kuadër të Europianit që starton më datë 14 qershor në Gjermani. Kuqezinjtë, janë pjesë e një grupi mjaft të fortë ku bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Sylvinho nuk do të dorëzohen pa luftuar më parë dhe po punojnë që të arrijnë një rezultat historik.

Përveç stërvitjes, Shqipëria ka programuar edhe dy miqësore, e para e ajo e ditës së hënë ndaj Lihtenshtejnit. Një ndeshje e cila do të zhvillohet në Hungari (Haladás Sportkomplexum) duke nisur nga ora 20:00 dhe që pritet t’i shërbejë teknikut brazilian për të kuptuar më mirë gjendjen fizike të futbollistëve të grumbulluar.

Pritet që formacioni të pësojë ndryshime me Sylvinhon që edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, paralajmëroi se në fushë do të hedhë futbollistët që kanë luajtur më pak. Në tre përballjet e mëparshme ndaj Lihtenshtejnit, Shqipëria ka fituar dhe në të treja ndeshjet me rezultatin 2-0.

Pas kësaj miqësore, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë miqësor ndaj Azerbajxhanit më datë shtatë qershor për t’u përgatitur më pas për Europianin që do ta hapin ndaj Italisë më datë 15 qershor.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago