Categories: MAQEDONI

Osmani në Klan Debat: Ranë maskat! Taravari është instrument i Mickoskit

Bujar Osmnai nga Fronti Europian I ftuar në emsionin Klan Debat në Klan Maqedonia ka shprehur mendimet e tij rreth situatës politike aktuale. Ai ka vlerësuar se, pavarësisht nga aspektet pozitive dhe negative të zhvillimeve të fundit, është thelbësore që votuesit të jenë të informuar mirë para zgjedhjeve.

Osmani ka theksuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve dhe ka akuzuar përpjekjet për të dëmtuar Marrëveshjen e Ohrit nga ana e VLEN-it në bashkëpunim me Mickovskin.

Ai ka shprehur besimin se qëllimi i këtyre veprimeve është të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se figura politike si Taravari janë vegla të Mickoskit.

Osmani ka përfunduar me një mesazh optimist, duke theksuar se zbulimi i motiveve të fshehta dy ditë para zgjedhjeve do t’u lejojë votuesve të bëjnë zgjedhje të informuar bazuar në vullnetin e tyre të lirë, në vend të ndikimit të Mickovskit.

“Mendoj se ka një punë të mirë dhe të keqe, e mira është që maskat bien para votimit, që populli të jetë i mirëinformuar, ajo që nuk më pëlqen është që shqiptarët po nënçmohen, pra po nënçmohet vullneti politik i shqiptarëve publikisht, dhe të bëhet një puç e nënçmimit të Marrëveshjes së Ohrit në këtë lloj mënyre është e patolerueshme. Besoj që qëllimi është për mbështetje të zgjedhjeve presidenciale, sepse për parlamentaret nevojiten dy shumica. Taravari është instrument i Mickoskit. Më e mira kësaj është që maskat po bien dy ditë para zgjedhjeve , dhe njerëzit do të zgjedhin mes vullnetit të tyre të lirë, dhe ndikimit të Mickoskit”, tha Osmani./tvklan.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago