Categories: MAQEDONI

Ademi: Më 8 maj Fronti Europian me fitore bindëse, vullneti i qytetarëve për referendum është më unifikues se kurrë!

Në konferencë për shtyp të mbajtur sot, Arbër Ademi nga Fronti Europian ka shprehur bindjen sefronti do të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ademi ka theksuar se fitorja e Frontit Europian është vullneti i qytetarëve dhe simbolizon fitoren e agjendës europiane ndaj asaj ruse, duke u shprehur se kjo është një fitore për të ardhmen më të mirë dhe jo një rikthim në të kaluarën e vitit 2001.

“Të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të mediave, sot mbyllet fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, zgjedhje të cilat Fronti Europian do t’i fitojë bindshëm. Do të fitojmë sepse ky është vullneti i qytetarëve. Këto zgjedhje kanë simbolikë të veçantë dhe shumë të rëndësishme, fitorja e agjendës europiane ndaj asaj ruse. Fitorja e së ardhmes më të mirë kundrejt rikthimit në të kaluar e 2001. Sikurse më 24 prill ka akoma dhe më shumë arsye pse Fronti Evropian do të fitojë akoma më thellë më 8 maj. Sepse Fronti ka luftuar për një Maqedoni për të gjitha etnitë, një Maqedoni Europiane, dhe shumica e qytetarëve e dinë dhe e ndjejnë prandaj dhe na votojnë. ”, tha Ademi.

Ademi ka shtuar se gjatë fushatës, opozita ka fokusuar vetëm në mesazhe kundër BDI-së dhe Frontit Europian, të nxitura nga Moska dhe Beogradi, ndërsa Fronti Europian ka diskutuar çështje që kanë rëndësi të vërtetë për qytetarët, si lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, zhvillimi ekonomik, përmirësimi i sistemit arsimor dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

“Të nderuar qytetarë gjatë gjithë fuashtës oponentët tonë opozitarë garuan vetëm me një masazh atë kundër BDI-së dhe Frontit Europian, pa platform të nxitur nga Moska e Beogradi, ne në vend që të flismnim kundër tyre folëm për atë që ka me të vërtetë rëndësi për qyttarët, folëm për luftën kurndër korrupsionit dhe nepotizmit, për krijimin e shanseve të barabarta, për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, folëm për përmirsimin e sistemit arsimor, folëm për integrimin në BE, për fqinjësi të mirë me të gjithë. Folëm me të riun, e të moshuarin, me nxënësit studentët, mësuesit dhe profesorët, me infermierët dhe mjekët me amviset, puntorin ,dhe të papunët, me pensionistët, artistët dhe tregtarët, me sportistët, fermerët, taksitët dhe kamarierët, folëm me të gjithë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë më shumë në mandatin e ardhshëm”, tha Ademi.

Ademi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në referendum dhe ka inkurajuar mbështetjen për platformën e Frontit Europian, duke theksuar se askush nuk mund të pengojë rrugën europiane të vendit. Ai ka bërë thirrje për votimin e liderit Ali Ahmeti dhe ka shprehur besimin se Fronti Europian do të shënojë një fitore historike.

“Kjo është arsyeja pse të mërkurën ju ftojmë të jeni pjesë e referendumit popullor dhe të unifikuar më shumë se kurrë. Të mbështesim platformën e Frontit Europian, nuk mundet askush të pengojë rrugën europiane të vendit kështu që në mënyrë masive të dalim dhe të votojmë t’i japim shtysë liderit Ali Ahmeti, të rrethojmë numrin katër dhe ta vulosim fitoren historike të Frontit Europian”, tha Ademi./Indeks.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago