Është publikuar një fotografi e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke dalë nga Shtabi qendror i koalicionit VLEN, ndërkohë që mediat raportojnë se është diskutuar bashkëpunimi për raundin e dytë zgjedhor. Gazeta KOHA, qytetarët të cilët ia kanë dërguar fotografinë e Mickoskit para Shtabit qendror të VLEN, merr vesh se kreu i VMRO-së ka kërkuar dhe ka marrë mbështetje nga VLEN për kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska. Kjo mund të lidhet edhe me deklaratën e ditës së sotme të Izet Mexhitit që thotë se zgjedhjet presidenciale nuk do të bojkotohen.
Ndryshe, kandidatja për presidente shteti nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka shprehur qëndrime të ashpra kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa ka kërkuar Gjykatë të posaçme, për siç ka thënë ajo, krerët e UÇK-së dhe luftën e vitit 2001. Përveç kundër UÇK-së dhe Marrëveshjes së Ohrit, Siljanovska njihet për qëndrime edhe ndaj fqinjëve tjerë si kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, si kusht kryesor për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./koha.mk
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…