Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Me Frontin Europian jemi para portës kryesore për integrimin e vendit në BE
    MAQEDONI

    Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Me Frontin Europian jemi para portës kryesore për integrimin e vendit në BE

    03/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M, ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke theksuar se partia dhe mbështetësit e saj nuk janë “argatë të huaj” por janë pjesë integrale e shtetit të tyre. Duke reflektuar mbi historinë e organizimit të komunitetit shqiptar gjatë luftës për bashkimin e tokave, ai ka shprehur se ndryshimet e viteve ’90 kanë qenë vendimtare për të përcaktuar rrugën e tyre drejt paqes dhe stabilitetit.

    Në deklaratën e tij, lideri ka përmendur Marrëveshjen e Ohrit si një pikë kthese që solli të drejta të reja për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe ka kontribuar në krijimin e shtetit të Kosovës. Ai ka theksuar se tani është koha për të zbatuar standardet e nevojshme dhe për të përmbushur “detyrat e shtëpisë” në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme.

    Lideri i BDI-së ka shprehur optimizëm se nëse procesi me Brukselin shkon mirë, brenda katër viteve Maqedonia e Veriut mund të bëhet pjesë e BE-së. Ai ka shtuar se Marrëveshja e Ohrit është një fitore për të gjitha komunitetet në vend, duke përfshirë edhe maqedonasit, dhe se ajo nuk sjell humbje për askënd, por përparim për të gjithë.

    Ne nuk jemi argatë të huaj ne jemi në shtetit tonë. Fillimet tona të organizimit gjatë luftës kanë qenë për bashkimin e tokave tona.
    Rrethat në vitet 90 ndryshuan, dhe ne me këto ndryshime u përcaktuam ku u bë lufta në Kosovë, pastaj u bë lufta në Maqedoni nga ku doli dhe Marrëveshja e Ohrit. Sot e kemi shtetin e Kosovës, si dhe shumë të drejta janë arritur për shqiptarët e Maqedonisë të cilat normalisht kuptohet ka dhe shumë punë për t’u bërë. Tani ne jemi në situatë të zbatohen standardet dhe të bëhen detyrat e shtëpisë, jemi në portën kryesore për të hyrë në BE, dhe kemi dhe një çështje për të arritur atë të ndryshimeve kushtetuese. Nëse procesi me Brukselin na shkon për së mbari atëher për katër vite do të jemi pjese e BE-së.
    Me marrëveshjen e Ohrit nuk humbet asnjë njeri, është marrëveshje nga e cila fitojnë të gjitha komunitetet edhe maqedonasit”, tha Ahmeti./tvklan.mk/

    Previous ArticleAhmeti në Debat Plus në Klan M: Putini na kërcënoi kur RMV u bë pjesë e NATO-s, ne vazhduam sepse synim kemi BE-në e jo ndikimin rus!
    Next Article Ali Ahmeti nga Gostivari: Më 8 maj fiton Fronti, që do e anëtarësojë vendin në BE

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.