Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti-Qytetar Nderi i Tiranës, Rama: Personalitet i rrallë, i dëshmuar në luftë e në paqe

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është nder për Shqipërinë që një personalitet si Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi, duke marrë parasysh historinë e tij në luftë dhe në paqe, si dhe aktivitetin politik për barazi dhe faktorizim të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flas shkurt mirëpo sot asesi të flas shkurt sepse duhet shumë fjalë për Ali Ahmetin. Sot Tirana nderon një nder shqiptarët më të mirë të historisë sonë kombëtare, një historia e shkruar me mund dhe sakrificë. Nuk ka tjetër komb në Ballkan që e ka vuajtur më shumë përçarjen ndërmjet vete dhe askund nuk ka sunduar më shumë sundimi përmes përçarjes. Ali Ahmeti është emër që luftoi për liri, barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si popull shtetformues. Kur jemi në fushatë të zgjedhjeve në Maqedoni, ju them qytetarëve atje të mos ndikohen, por të mborjnë interesin e shtetit dhe mireqënien e tyre dhe të vendit. Për fund them, djemtë e duan pushtetin për tu njohur nga të tjerët, kursë burrat për të bërë për të tjerët”, deklaroi Rama. /Indeks.mk

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago