Categories: SHËNDETI

Ahmeti: Nga Tirana e vitit 91 në metropolin e sotëm, ky titull është nder që dua ta ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi

Kryetari i BDI-së së Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti mori sot titullin “Qytetar Nderi” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj. Në fjalën e tij, ai nuk la pa përmendur transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve.

Ali Ahmeti tha se ky transformim dhe zhvillim i Tiranës gëzon jo vetëm atë, por edhe çdo shqiptar.

“Unë e njoh Tiranën e ‘91, dhe sot nuk e njoh Tiranën e 2024. Humbëm në Tiranë, nuk e di ku jam. Është një Tiranë tjetër. Krejtësisht! Dhe kjo më gëzon mua, gëzon çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Unë do të doja t’ju falënderoj shumë për këtë nder. Do të përpiqem, Erion, të jem qytetar i disiplinuar. Çfarëdo aktiviteti që ju keni, unë do të jem pjesëtar, se tani është dhe qyteti im. Këtë nder unë e ndaj me të gjithë bashkëluftëtarët e mi, patriotët, të burgosurit politik në shtetin tim dhe Kosovë”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së së Maqedonisë së Veriut deklaroi se Tirana ka qenë edhe shtëpia e bashkëluftëtarëve të tij që dhanë jetën për kombin. “Kjo është Tirana e Adem Jasharit, kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, po kjo është Tirana edhe Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që si djalin e vet e ka mbajtur nëna Dritë”, tha Ahmeti.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago