Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Fronti Europian: Opozita shqiptare të mos pengojë qëllimisht aktivitetet parazgjedhore dhe të respekton parimet demokratike
    MAQEDONI

    Fronti Europian: Opozita shqiptare të mos pengojë qëllimisht aktivitetet parazgjedhore dhe të respekton parimet demokratike

    29/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Në emër të Shtabit zgjedhor të Frontit Europian dhe të mbështetësve tanë, dëshirojmë të shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë për vendimin e papritur të opozitës për të shpallur mbajtjen e tubimit të tyre në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën vend ku ne kemi marrë konfirmimin policor dhe kemi shpallur prej më shumë se një javë të mbajmë tubimin tonë përmbyllës në Sheshin e Tetovës më 6 maj.

    Ky veprim i opozitës, i cili u bë publik vetëm sot, nuk është vetëm një shkelje e qartë e parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, por gjithashtu paraqet një provokim të panevojshëm që mund të rrezikojë sigurinë dhe qetësinë publike.

    Ne kërkojmë që opozita të rishikojë vendimin e tyre dhe të zgjedhë një datë tjetër për aktivitetin e tyre, në mënyrë që të dyja palët të mund të shprehin lirshëm dhe pa pengesa qëndrimet dhe programet e tyre.

    Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në tubimin tonë, dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje të qetë dhe të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.

    Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mbështetësit tanë të ruajnë qetësinë dhe të veprojnë me dinjitet, duke u përmbajtur nga çdo formë provokimi.

    Është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të tregojnë matësi dhe të punojnë së bashku për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe paqësor.

    Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj.

    Previous ArticleHyseni: Tragjike që VLEN pa kushte pranon pushtet me VMRO-në, po tradhëtojnë votuesit e tyre!
    Next Article Kasami “harron” por profesori ia kujton kushtin për Ndryshimet Kushtetuese…

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.