Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Fronti Europian në Çair: Do të propozojmë Ligj për legalizim, të shpëtojmë qytetarët dhe investitorët, komuna e Çairit mashtroi të gjithë për përfitime personale
    MAQEDONI

    Fronti Europian në Çair: Do të propozojmë Ligj për legalizim, të shpëtojmë qytetarët dhe investitorët, komuna e Çairit mashtroi të gjithë për përfitime personale

    29/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Kandidatja për deputete e Frontit Europian nga Zona e I-rë zgjedhore, Hatixhe Topalli përmes një paraqitje ka ngritur shqetësimet me të cilat përballen qytetarët e komunës së Çairit përfshirë këtu ndërtimet pa leje dhe çështjet pronësoro-juridike. Qytetarët në Çair sipas Topallit nuk kanë as trotoare, as parking e as park për fëmijë. Më tej ajo thotë se në Kuvend do të propozojnë Ligj për legalizim të objekteve, ndërkohë që kërkon edhe mbështetje për Frontin Europian më 8 maj.

    Në vazhdim fjalimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Çairit, vëllëzer e motra,

    Unë jam Hatixhe Topalli, mësuese dhe banore e Çairit.

    Pas 22 viteve aktivitet shoqëror bashkë me ju, sot kandidoj për deputete dhe kërkoj mbështetjen tuaj.

    Çairi ka nevojë për më shumë dhe këtë do ta bëjmë bashkë.

    Besimin tonë e keqpërdorën në Çair, e keqpërdorën shumë dhe e sollën në gjendje të mjerueshme, ku nuk ka trotoare, nuk ka parking, nuk ka rrugë, nuk ka gjelbërim, nuk ka hapësira lojërash, nuk ka ujësjellës e kanalizim, nuk ka asnjë investim kapital, por ka uzurpime hapësirash publike, nepotizëm, korrupsion dhe abuzim.

    Sot po ju drejtohem si kandidate për deputete për një problematikë serioze që na tangon gjithë neve.

    Jemi dëshmitar të ndërtimeve masive pa leje dhe pa plan në komunën tonë, në Çairin tonë. Lagjet tona janë stërmbushur, qytetarët s’kanë vend për parking, fëmijët s’kanë vend për lojë, nënat s’kanë hapësira për të ecur.

    Mbi 30 ndërtime të larta të ndërtesave në Çair janë ndërtuar jashtë ligjit dhe nuk kanë as fletë pronësie, as leje.

    Drejtuesit e Çairit në këto 20 vite kanë mashtruar qytetarët dhe investitorët, por edhe fqinjtë e tyre, për përfitime personale duke i mashtruar qytetarët, me paratë e tyre të fundit, të blejnë banesë që nuk kanë fletë pronësie dhe leje, ndërsa investitorëve të investojnë paratë e tyre në objekte që nuk kanë rregulluar çështjet pronësore-juridike.

    Faji nuk kanë as qytetarët që kanë blerë banesa, as investitorët që i kanë ndërtuar ato, faj kanë drejtuesit e komunës Çair që kanë abuzuar me besimin tonë për përfitime personale dhe për shkatërrimin e Çairit tonë dhe cilësisë së jetës.

    Andaj, ne si Front Europian dhe deputetë në Kuvendin e ardhshëm, për arsye se qytetarët dhe investitorët nuk kanë faj për këtë katrahurë urbanistike në Çair, do të propozojmë Ligj për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje në mënyrë që të shpëtojmë qytetarët dhe investitorët, ndërsa do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për ata që lejuan këtë gjendje, drejtuesit e komunës Çair.

    Qytetarët, bizneset, shoqëria, janë të sigurt me ne dhe duhet që me votën e tyre ta dënojnë këtë pasiguri, kaos urbanistik, mashtrim korruptiv, me votë masive me 8 maj sepse ne do t’ua rregullojmë lëmshin në të cilin i kanë vënë drejtuesit 20 vjeçar të Çairit.

    Previous ArticleTDP demanton shpifjet e opozitës: Jemi me Frontin Europian, më 8 maj e merrni përgjigjen për gënjeshtrat që i shpikni!
    Next Article Izet Mexhiti pranon humbjen!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.