Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Vuçiq: Qeverinë e re të Serbisë e presin detyra të vështira
    RAJON

    Vuçiq: Qeverinë e re të Serbisë e presin detyra të vështira

    01/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçeviç, të cilin e ka mandatuar për kryeministër, të marrë mbështetjen në Parlament për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të ketë para vetes detyra të mëdha e të vështira.

    Millosh Vuçeviç, ish-ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i subjektit në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS), u mandatua për formimin e Qeverisë së re serbe një ditë më parë nga Vuçiçi.

    “Ne jemi në një pozicion specifik sepse jemi të vetmit që kemi statusin e një shteti që është neutral ushtarakisht në këtë pjesë të rajonit. Ne gjithmonë jemi gati të mbrojmë veten, por nuk e kërcënojmë askënd”, tha Vuçiç më 31 mars, gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

    Ai paralajmëroi për furnizim me avionë luftarakë, armë të artilerisë dhe raketahedhës.

    Vuçiç tha se po në ushtri po bëhen investime si kurrë më parë dhe njoftoi se dronët e prodhuar brenda vendit do të testohen në poligonin në Peshter më 20 prill. Mandatari për kryeministër, Vuçeviç, tha se ushtria do të ketë mbështetjen maksimale në Qeverinë e re, dhe së bashku me Vuçiçin, thanë se ushtria është garantuese e mbijetesës së sovranitetit dhe pavarësisë së Serbisë.

    Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili tha se një Serbi e fuqishme nënkupton siguri për serbët në këtë entitet, të cilët “po e shohin Serbinë”.

    “Ne jemi të shtyrë në një strukturë artificiale të quajtur Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës”, tha Dodik.

    Lidhur me deklaratën e Kurtit për padi

    Ndërkaq, Vuçiç foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas liderit serb, ka kërcënuar Serbinë se do ta padisë për gjenocid dhe tani do që të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të iniciuar padi ndaj Serbisë.

    Më 30 mars, Kurti deklaroi se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “Kjo është pjesë e një sulmi masiv për sulme dhe presione ndaj popullit serb dhe Serbisë. Ne do t’iu rezistojmë atyre dhe do të fitojmë”, tha Vuçiç.

    Ai tha se një sjellje e tij iu mundësua Kurtit për shkak se në një komitet në Këshillin e Evropës u miratua një raport i raportueses, Dora Bakoyannis, që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

    Vuçiç tha se Kurti deri më tani ka pritur që një shtet tjetër të ngreh padi për gjenocid sepse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të paraqesë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

    “Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tij, gjë që është një çështje e vështirë politike”, tha Vuçiç, duke shtuar se tani Kurti dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të paditur Serbinë.

    Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

    Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./REL

    Previous ArticleGjoba për 181 shoferë në Shkup, 117 për vozitje të shpejtë
    Next Article Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.