Categories: TEKNOLOGJI

Makina fluturuese europiane i shitet Kinës

Makina fluturuese AirCar e prodhuar në Slloveni dhe e testuar me sukses, i është shitur një kompanie kineze. Teknologjia e përdorur për këtë automjet fluturues tashmë është blerë nga firma teknologjike Hebei Jianxin, që aktivitetin e saj e ka të fokusuar te makinat fluturuese.

Automjet AirCar ka një motor BMW që funksionon me karburant normal. Ky mjet fluturoi për 35 minuta në vitin 2021 midis dy aeroporteve në Slloveni.

Pak më shumë se 2 minuta u deshën që nga një automjet që lëvizte në rrugë të shndërrohej në një avion.

Kompania kineze që bleu të drejtat ekskluzive për prodhimin dhe përdorimin e AirCar, do ta përdorë këtë mjet brenda një zone të përcaktuar. Kjo kompani ka ndërtuar aeroportin e saj.

Nuk është bërë e ditur shuma e parave sa është shitur AirCar.

Kompani të ndryshme kineze po testojnë makina fluturuese apo transportin komercial të qytetarëve përmes mjeteve fluturuese. Muajin e kaluar, firma kineze Autoflight testoi fluturimin e një droni që transportonte pasagjerë midis dy qyteteve në Kinë që udhëtimi normal me automjet zgjat 3 orë. Droni i pasagjerëve e realizoi për 20 minuta, edhe pse pa pasagjerë.

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago