Apple do të nxjerrë një aplikacion të ri, Passëords që do të prezantohet në Worldwide Developers Conference më 10 qershor, raporton Bloomberg.
Aplikacioni do të ruajë të dhënat e hyrjes në platforma të ndryshme dhe do të jetë pjesë e versioneve të përditësuara iOS 18, iPadOS 18 dhe macOS 15. Aplikacioni do t’i kategorizojë të dhënat në sektorë si llogaritë, rrjetet Wi-Fi dhe ‘passkey’.
Ai do të lehtësojë hyrjen e përdoruesve në faqe interneti dhe programe të ndryshme.
Sistemi i ri mbështetet në Keychain, sistemin e iCloud që ruan fjalëkalimet e përdoruesit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që mund të shpërndahen në mënyrë të sigurt mes pajisjeve.
Më parë, ky opsion ndodhej në cilësimet e Apple ose shfaqej kur përdoruesi përpiqej të hynte në një faqe interneti. Tani është një aplikacion i dedikuar që ruan fjalëkalimet dhe mbron pajisjet.
Përdoruesit që kanë pajisjen Apple Vision Pro dhe kompjuterë Windows, gjithashtu do të mund ta përdorin.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…