Categories: MAQEDONI

Sejdiu promovon projektet e Qeverisë, Rexhepi: Rruga Uzurmisht-Pallaticë, financohet nga Ministria e Transportit

Në mungesë të projekteve që mbajnë vulën e Komunës së Zhelinës, i pari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, ka filluar të përvetësojë dhe reklamojë e promovojë, projektet e inicuara dhe financuara nga Qeveria.

Së fundmi, Blerim Sejdiu në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar fillimin e punimeve intenzive për aksin rrugorë Uzurmisht – Pallaticë, por sipas informacioneve zyrtare, projekti në fjalë, financohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendës ministri i Transportit, Bekim Rexhepi ka thënë se punimet për rrugën në fjalë kanë filluar dhe se projekti financohet nga Ministria e Transportit, në kuadër të programit për rrug lokale që financohet nga Banka Botërore, raporton indeks.mk.

“Punimet kanë filluar në rrugën lokale Pallaticë Uzurmisht. Është projekt i finasuar nga Ministria e Transportit në kuadër të programit për rrugë lokale të Bankes Botërore. Perveҫ kësqj rruge, në Komunën e Zhelinës do të fillojë edhe rruga lokale në fshatin Kapaҫindoll”, tha mes tjerash Rexhepi

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago