Categories: MAQEDONI

Hoxha me kritika për liderët e opozitës

Hoxha Enver Azizi nga f. Mateç i komunës së Likoves në një ligjeratë fetare në rrjetet sociale ka komentuar aktualitetin dhe ndodhitë e fundit në skenën politike të vendit duke adresuar kritika për liderët e opozitës dhe pretendimin e tyre për sjelljen e ndryshimit, përcjell indeks.mk.

Sipas hoxhës ndryshimi nuk bëhet duke ndërruar partitë politike dhe pozitat, por vjen vetëm si rezultat i përmirësimit të cilësive të karakterit (mentalitetit) të popullit.

“Tash jemi në prag të zgjedhjeve dhe i shohim njerëzit duke u bartë nga një parti në një parti tjetër, edhe kur i pyet ata pse po e bëjnë këtë, thonë me qëllim të ndryshimit, nëse vijmë ne edhe e ndërrojmë këtë parti, ne do ta bëjmë një ndryshim. Pra, ndryshimi nuk bëhet vetëm duke e ndryshuar partinë, ndryshimi nuk bëhet duke e ndryshuar pozitën, ndryshimi nuk bëhet duke e ndërruar shtëpinë, duke e ndërruar vendlindjen, por ndryshimi bëhet në përmirësimin e karakterit të tij. Këtë e themi duke e dëshmuar me ajetin kuranor, të cilin e lexuam në fillim, ku Allahu i Madhërishëm tha: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, nëse ai popull nuk e përmirëson veten” – ka deklaruar hoxha Enver Azizi.

Video e ligjeratës së hoxhës:

BILD

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago