Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Bekteshi: Do të reagojmë nëse ka keqpërdorime me çmimet deri në fillimin e ligjit për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte
    MAQEDONI

    Bekteshi: Do të reagojmë nëse ka keqpërdorime me çmimet deri në fillimin e ligjit për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte

    06/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Ministria e Ekonomisë do të marrë vendime të cilat sipas ministrit dikasterial, Kreshnik Bekteshi nuk do të jenë në favor të grupeve të caktuara që do të bënin keqpërdorime dhe rritje enorme të çmimeve në periudhën deri sa të publikohet lista përfundimtare me produkte të cilat do të përfshihen nga ligji për parandalimin e praktikave tregtare jokorrekte dhe derisa nuk ndryshohen kontratat e furnitorëve me tregtarët.

    Bekteshi sonte si i ftuar në televizionin Sitel tha se nga mbi 2.500 produkte që do të përfshihen me ligj, 70 deri në 80 për qind janë produkte bujqësore dhe ushqimore në tregun e vendit.

    “Mbi 2.500 produkte i janë përshtatur zgjidhjes së re ligjore e cila është miratuar sot nga Komisioni dhe me gjasë në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit sipas informacioneve të mia më 11 apo 13 të këtij muaji do të miratohet. Nesër pasi të publikohet në Gazetën zyrtare do të hapim menjëherë debat publik me Odat tregtare dhe Organizatën e konsumatorëve, ndërsa përmes mediave do ta publikojmë listën e plotë të produkteve që propozojmë të jenë në përputhje me këtë zgjidhje ligjore ku është paraparë të mos ketë më shumë se 10 për qind diferencë në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore”, ka thënë ministri Bekteshi duke paralajmëruar se lista do të zgjerohet nëse ka kërkesa.

    Ai është i bindur se ligji do të votohet nga opozita duke pasur parasysh, siç tha si se është në interes si për konsumatorët, ashtu edhe për prodhuesit vendor të cilët në një mënyrë shantazhohen nga zinxhirë të caktuar supermarketesh.

    Sipas Bekteshit, pavarësisht periudhës gjashtëmujore të aplikimit nuk do të ketë rritje të madhe të çmimeve, sidomos për produktet për të cilat deri në fund të muajit të kaluar kishte çmime të garantuara.

    “Kam folur me të gjithë prodhuesit dhe tregtarët vendas, me shumicë dhe pakicë. Nëse keqpërdoret kjo periudhë derisa konstatohet lista e plotë dhe derisa ndryshohen kontratat që furnizuesit kanë me tregtarët për t’u dhënë atyre një afat për të rinegociuar disa gjëra që kanë paraparë kontratat e tyre të furnizimit, ata e dinë se në Ministrinë e Ekonomisë jemi të gatshëm që gjatë ditës të marrim vendime që nuk do të jenë në favor të grupeve të caktuara që të mund të bëjnë keqpërdorime të tilla”, ka thënë Bekteshi.

    Keqpërdorimet, sqaron ministri do të përcaktohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut i cili me profesionalizëm kryen punën dhe në baza ditore ndjek situatën.

    “Nëse konstatohet se ka rritje enorme apo keqpërdorim derisa përcaktohet lista, Ministria e Ekonomisë gjatë ditës të marrë vendime të caktuara që nuk do të jenë në favor të atyre që kanë tentuar të keqpërdorin këtë periudhë kohore”, tha Bekteshi.

    Propozim- ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, pas një procedure të shkurtuar mori sot mbështetje në Komisionin parlamentar për Çështje evropiane. Nesër në rendin e ditës është seanca e Komisionit parlamentar ligjvënës- juridik

    Previous ArticleNjihuni me shqiptaren nga Haraçina, kandidate për deputete në Belgjikë!
    Next Article Këngëtare, arkitekte dhe deputete, ja si duket Eliza Hoxha si 50 vjeçare

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.