Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Mungesë të barinjëve në Maqedoni, ofrohen rroga 1 mijë euro
    MAQEDONI

    Mungesë të barinjëve në Maqedoni, ofrohen rroga 1 mijë euro

    19/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Rroga 1000 euro, sigurimi i ushqimit dhe banimit si dhe kushtet tjera ekstra po ofrohen për barinj në Maqedoninë e Veriut.

    Por, pavarësisht këtyre kushteve pronarë të bagëtive dhe kopeve të dhenve thonë se ka mungesë të tyre.

    Në dekadat e fundit ky problem ka qenë mjaft aktual dhe me gjithë apelet e blegtorëve, autoritetet nuk kanë ndërmend ta zgjidhin. Askush nuk dëshiron të kullosë dhentë, sepse është një punë e përgjegjshme dhe jo tërheqëse. Numri i barinjve ulet çdo vit, sepse të rinjtë shpërngulen dhe nuk duan të kujdesen për delet.

    “Pavarësisht se rrogat janë të mira dhe janë mbi 1000 euro, po të merret parasysh se barinjtë kanë banimin e paguar, ushqimin falas, cigare falas, madje edhe internet falas, prapë nuk ka punëtorë të tillë. Kemi bërë apel në Ministrinë e Bujqësisë që ata persona që kërkojnë ndihmë sociale të vijnë të punojnë si barinj, pra të marrin asistencë sociale për gjashtë muaj dhe të vijnë për trajnim. Pasi të trajnohen do t’i punësojmë. Por ky propozim i yni mbeti vetëm në letër. Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet me qeverinë e re”, ka thënë për gazetën VEÇER, kryetar i “Agrocentar” Mitko Jankov.

    Sipas tij, puna nuk është shumë e vështirë, por problemi është se barinjtë duhet të jenë gjatë gjithë kohës me delet. Ata punojnë 14 orë në ditë, nuk kanë pushim vjetor. Nga ana tjetër, ata duhet të përballen me sfida të ndryshme, si kushtet e pafavorshme të motit, sulmet nga kafshët e egra, sëmundjet, etj.

    “Puna nuk është aq e vështirë sa është e mërzitshme. Barinjtë duhet të jenë gjithmonë vetëm me delet që çojnë në kullotë çdo ditë. Në vendin tonë bariu është pak i nënvlerësuar, por është një punë dinjitoze. Punojmë me krenari dhe nuk na vjen turp të na quajnë barinj. Kjo punë nuk kërkon arsim, madje mund të jenë edhe analfabetë”, thotë Jankov.

    Previous ArticleXhaferi: Mbështetja për vlerat demokratike në Ballkanin Perëndimor është e pashmangshme
    Next Article Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.