Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti së bashku me kryeministrin e Talat Xhaferi, ministrin Jeton Shaqiri kanë vizituar Universitetin e Tetovës ku u pritën nga rektori prof.dr.Jusuf Zejneli dhe kryetari i senatit të UT-së prof.dr.Vullnet Ahmeti. Pas vizitës në Universitetin e Tetovës Ahmeti së bashku me kryeministrin Xhaferi vizituan edhe konviktin modern studentor që ofron strehim për 300 studentë, shkruan Top24
Bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri, Rektorin e UT-së, Prof.dr. Jusuf Zejneli, Kryetarin e Senatit të UT-së, Prof.dr. Vullnet Ameti, deputetë të zonës dhe funksionarë, kishim nderin që sot të qëndrojmë në tempullin e dijes, në konviktin shtetërorë të Universitetit të Tetovës.
Nga afër kemi parë kushtet bashkëkohore dhe moderne në cilat janë ambientuar studentët që vijnë nga vendbanimet më të largëta.
Konvikti që ofron strehim për 300 studentë e që u financua me 4 milion euro nga buxheti i Qeverisë së RMV-së, do të ua lehtësojë dukshëm studentëve procesin e studimeve.
Investimi në sistemin arsimor dhe në gjeneratat e ardhshme mbetet prioritet i Qeverisë dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Drejtorit z. Ajetali Dervishi dhe stafit të konviktit ju urojmë suksese dhe i përgëzojmë për përkushtimin në punë.
