Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Kryeparlamentari do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
    MAQEDONI

    Kryeparlamentari do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

    14/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, sot në orën 17.00, do ta nënshkruajë aktin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale 2024, kanë njoftuar nga Kabineti I Kryeparlamentarit.

    Zgjedhjet e shtata presidenciale, sipas marrëveshjes politike, duhet të mbahen më 24 prill, derisa më 8 maj do të mbahen zgjedhjet e 11-ta parlamentare që kësaj rradhe do të jenë të rregullta. Nëse ka rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale ato do të përputhen me zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

    Sipas Kodit Zgjedhor, pasi Kryeparlamentari Mitreski do t`i nënshkruajë aktet, duhet të dërgohen në KSHZ, që do të miratojë afatet me çka nisin aktivitetet zgjedhore.

    Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nis në fillim të prillit dhe për disa ditë do të përputhet me fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Sipas KSHZ-së, për dy proceset zgjedhore do të ketë afate të veçanta.

    Konform nenit 8a të Kodit Zgjedhor, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, respektivisht nga sot deri në zgjedhjen e presidentit dhe Deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së Qeverisë, nuk ndalohen aktivitet infrastrukturore me mjete buxhetore.

    Gjithashtu ndalohet pagesa e kompensimeve nga mjetet e buxhetit nëse nuk bëhet fjalë për pagesat mujore, të nënshkruhen marrëveshje kolektive, e as të nisin procedura punësimi apo shkarkimesh nga puna nëpër institucionet publike.

    Nga sot deri në përfundimin e zgjedhjeve, Ministria e Financave është e obligueshme që të gjitha pagesat përvec pagave, pensioneve dhe harxhimeve komunale, t`i publikojë në një bazë të veçantë për harxhime buxhetore në periudhë zgjedhore.

    Komisioni Antikorrupsion në ueb-faqen e saj publikon regjistrin e veturave zyrtare, nëse personat zyrtar nuk I dërgojnë të dhënat, Antikorrupsioni inicon procedurë.

    Si përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 28 janar, 100 ditët para zgjedhjeve, u formula Qeveria Teknike me Kryeministër Talat Xhaferin. Qeveria teknike do të jetë në fuqi deri në zgjedhjene qeverisë së re politike. /tvklan.mk/

    Aktuale
    Previous ArticleXhaferi në Bruksel në takim me euro deputetët: Integrimi evropian mbetet në fokus të Qeverisë
    Next Article Xhaferi – Mishel: RMV-ja duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.